EmailFacebookKontakt

Pretekste për të penguar një të drejtë të pamohueshme

Pretekste për të
penguar një të drejtë
të pamohueshme

Si shihet në këto pjesë libri, Ki­
sha e Katedrale u ngrit me të gjitha
lejet e nevojshme nga pushteti Turk
dhe me mbështetjen e Komunitetit
Mysliman të Tiranës, i cili u tregua
tolerant me rregullat fetare të asaj
kohe.
Po sot? Megjthëse, më në fund, ka
zëra pozitivë, për t’i ridhënë Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipëri-
së një truall që edhe ajo të ketë një
objekt kulti në qendër të kryeqytetit,
(Komisioni i kthimit të pronave ka
njohur pronësinë e 4000 metra
katror të truallit ku ngrihej Kisha e
vjetër) siç e kishte më parë, prapë ka
persona që përpiqen me çdo mjet ta
diskriminojnë komunitetin tonë
orthodhoks, duke penguar dhënien
e tij. Madje, ata tregohen shumë më
intolerantë dhe jo dashamirës ndaj
orthodhoksëve shqiptarë edhe se në
kohën e pushtimit osman. Janë per­
sona që me pozitën e tyre kanë në
dorë të pengojnë (ose thjesht të vo-
nojnë) këtë të drejtë. Këtu përfshihen
edhe disa organe shtypi, që vazhdi-
misht janë dalluar me qëndrimet e
tyre antiorthodhokse dhe intole-
rante. Mjafton të shkëpusim një frag­
ment nga një shkrim i gazetës “55”,
për të kuptuar, mentalitetin negativ,
që i shtyn në këtë kundërvënie:
“…Dikush thotë se paska qenë një
kishë, ku është Hotel Tirana. Kjo nuk
ka logjikë, sepse ka qenë edhe një
bunker gjerman që vriste… ka qenë
edhe busti i Stalinit”. (“55”,
21.1.1999).
Pra, për këta ekstremistë të rinj,
një objekt fetar i orthodhoksisë është
baraz me një bunker vrasës apo me
statujën e një diktatori gjakatar…
Kështu shfaqet fare qartë, se për
ta kombësia e Kryepiskopit është
vetëm pretekst, për të mbuluar
antiorthodhoksizmin dhe përpjekjen
për të krijuar diskriminim të
çdollojshëm besimtarëve orthodho-
ksë dhe ndaj Kishës sonë.
Koresp. i Ngjalljes