EmailFacebookKontakt

Dëshmi e besimit të thellë

Dëshmi e besimit
të thellë
Kohët e fundit z. Gaqo Baze nga Korça ka
botuar, me shpenzimet e veta dhe me një
sponsorizim të vogël, librin “Mbi besimin e
Krishterë Orthodhoks”, ku në mënyrë të thjeshtë
jepen këndvështrime të autorit për tema të
ndryshme fetare, si: raportet e shkencës me fenë,
rëndësina e jetës shpirtërore, shenjtorë të veçantë
etj.
Autori nuk është teolog, por thotë se për te
shkruar “ndikohet nga nevoja e zgjimit dhe
formimit të binges fetare kristiane – orthodhokse,
veçanërisht tek të rinjtë dhe tek ata që duan të
gjejnë rrugën e afrimit në Zotin”. Ndaj, libri
paraqitet si përpjekja e një intelektuali me besim
të thellë, për të ndarë me të tjerët dijet dhe
shqetësimet e tij për tema të tilla themelore.
Eshtë një përpjekje, e cila nderon autorin,
por që edhe tingëllon si kritikë për ata intelektu-
alë të shquar orthodhoksë, që megjithëse kanë
formim dhe dije të gjera, u druhen t’i afrohen
temave të besimit, të japin kontributin e tyre, aq
të nevojshëm në ringritjen shpirtërore të
Komunitetit tonë Orthodhoks.
Z. Baze do ta shpërndajë falas të gjithë
tirazhin.