EmailFacebookKontakt

28 shkurt – E Diela e Orthodhoksisë

28 shkurt – E Diela
e Orthodhoksisë

Pas fillimit të Kreshmës së Pashkëvë, e diela
e parë pas saj, është E Diela e Orthodhoksisë. Ajo
është e Kremtja e falenderimit për triumfin e Or-
thodhoksisë mbi ikonoklastët. Por, si nisi kjo e
kremte?
Në vitin 787, Perandoresha Irini, së bashku
me Patrikun e Konstandinopojës Tarasin thirrën
në Nikea Sinodin e VII Ekumenik. Në të, 300
episkopët pjesëmarrës rivendosën përdorimin e
ikonave dhe përcaktuan, se ikonave nuk u takon
adhurim, por vetëm nderim. Adhurimi i takon
vetëm Zotit.
Gjithashtu, Sinodi sqaroi, se vetë nderimi i
takon asaj çka tregon ikona dhe jo imazhit dhe
lëndes së saj.
Por, edhe pas këtij sinodi rishpërtheu një peri-
udhë përndjekjeje kundër ikonave. Ishte Pera­
ndoresha Theodhora, që rivendosi përfundimisht
ikonat dhe nderimin për to, në një sinod që u mbajt
në Konstandinopojë. Në të Dielën e parë të Kre-
shmët të mëdha, më 11 mars 843, ikonat u rive-
ndosën nëpër kisha me ceremoni madhështore.
Që nga ajo ditë Kisha jonë Orthodhokse e krem-
ton këtë të dielë, si “ E Diela e Orthodhoksisë”,
duke kujtuar jo vetëm rivendosjen e ikonave, por
në përgjithësi, fitoren e besimit të vërtetë mbi të
gjitha herezitë.