EmailFacebookKontakt

Pranë shqiptarëve të ardhur nga Kosova

PRANE SHQIPTAREVE
TE ARDHUR NGA KOSOVA

– Janë shpërndarë afro 300 mijë dollarë ndihma –
– Fondet, e siguruara nga organizata ndërkombëtare dhe u
realizuan nga Zyra “Shërbimi i Dashurtisë” e Kishës sonë, duke
i dorëzuar drejtpërdrejt tek të ardhurit –
Nga 1 tetori 1998, Kisha Orthodho-
kse Autoqefale e Shqipërisë, nëpër-
mjet Zyrës “Shërbimi i Dashurisë” dhe
nën kujdesin e drejtpërdrejtë të
Kryepiskopit Anastas, po realizon një
program ndihme për shqiptarët e ikur
nga lufta në Kosovë. Për t’u njohur me
ecurinë e tij, iu drejtuam drejtores së
kësaj Zyre dhe përgjegjëse për pro­
gramin, znj. Peni Delijani, nga SHBA.

– Në faqet e “Ngjalljes” kemi pasqy-
ruar fillimin e fazës së parë të projek-
tit të ndihmës, a mund të na bëni një
bilanc të saj?
– Deri në 31 dhjetori 1998, kemi
realizuar me sukses shpërndarjen e
pakove me rroba dimërore, për të
gjithë fëmijët e ikur nga dhuna në
Kosovë, të moshave 4-15 vjeç. Gjatë
kësaj kohe u shpërndanë në 26 pika,
në të gjithë vendin 6270 pako, me një
vlerë 248288 dollarë. Me rëndësi të
veçantë ishte fakti, se mbi 90 % e tyre
iu dha drejtpërdrejt në dorë’të
interesuarve.
Shpërndarja u realizua nga per-
soneli i Zyrës, së bashku me personel
nga zonat ku u punua, ndërsa për
blerjen e rrobave u bashkëpunua me
disa kompani të huaja, si edhe me 5
firma private shqiptare.
– A pati uështirësi gjatë shpër-
ndarjes?
– Dihet, se si rrjedhojë e situata-
ve, ka pasiguri, sidomos nëpër disa

akse rrugore, por kjo u kapërcye në
bashkëpunim me Zyrën qeveritare
për ndihmën ndaj të ardhurve nga
Kosova, me persona nga zonat për-
katëse, si dhe me Komisionin e lartë
për refugjatët të kombeve të ba-
shkuara (UNHCR) dhe me agjensi të
tjera. Duke punuar bashkarisht, u
arrit të kapërceheshin problemet e të
mos humbiste qoftë edhe një pako.

-Në fillim të janarit nisi një fazë e
dytë e ndihmës, çfarëparashikon ajo?
– Nga 1 janari ka filluar shpër-
ndarja e rrobave të reja dimërore për
të rriturit, duke nisur me gratë (çdo
pako përmban roba dimërore). Deri
në 31 janar u shpërndanë 1050 pako,
me një vlerë 42230 dollarë, për gratë
nga Kosova, që ndodhen në zonën e
Tiranës. Kësaj here, të gjitha veshjet
ishin blerë dhe ishin prodhime të 3
firmave private shqiptare.
– Po në muajt e ardhshem1?
– Në shkurt po punohet me shumë
impenjim për mbledhjen e fondeve të
reja, të dhuruara nga Këshilli Botëror
i Kishave dhe agjensi të ndryshme
europiane. Me to do të synohet të plo-
tësohet programi për veshjet për
gratë dhe më pas edhe për burrat.
Vazhdojmë të përqëndrohemi tek
veshjet, sepse kjo është kërkesa më e
madhe që na është shprehur, por jemi,
duke studiuar mundësinë e ndihmës
edhe në fusha të tjera.