Përshëndetja
e Kryeministrit
për Krishtlindiet
– Shkëlqesisë së Tij,
| Prof. Dr. Anastas Janullatos
Kryepeshkop i Tiranës,
Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë
I nderuar Shkëlqesi!
Të nderuar besimtarë
orthodhoksë!
Me kënaqësi të veça-
ntë ju uroj “Gëzuar e për-
shumëvjet Krishtlind-
jet”, ditës së shënuar të
lindjes së Krishtit, që
simbolizon mjaft bukur
lindjen e shpresës dhe të
dashurisë në mes nje-
rëzve.
Festa e shënuar e
Krishtlindjeve, bashkë
me gëzimin e natyrshëm,
shënon ditën e lindjes së
besimit në ardhmëninë e
: j etës. Aj o është dita e kë-
Irkesës për një reflektim
nga të gjithë, për të zgje-
dhur mes nesh hapësirat
e mirëkuptimit, të respe-
| ktit, të dashurisë e të pa-
| qes së domosdoshme, kë-
j to për të gjithë ne shqip-
| tarët në ditët që kalojmë.
Kjo festë popullore
[ është njëkohësisht edhe
; një thirrje për të rritur
j angazhimin qytetar dhe
I kontributin e pakursyer,
Ipër të larguar mes nesh
marrëdhëniet konflik-
X tuale dhe mosbesimet e
çdo lloji, për t’i hapur
Irrugë të gjerë fisnikë-
rimit të shpirtit dhe zhvi-
llimit të lirë të mendjes,
me qëllim që, ne shqipta-
rët të bashkohemi dhe
më shumë, për të përba-
lluar sfidat e të sotmes e
të së ardhmes, për ta bë-
rë jetën e gjithë shqipta-
rëve, më të sigurt e më
të begatë.
Uroj ta festoni gëzuar
i festën popullore të
; Krishtlindjeve dhe të
shpreh besimin e patu-
: ndur se nesër do të jetë
: një ditë e re për kombin
; tonë.
Ijuaji,
Pandeli Majko