EmailFacebookKontakt

Të gëzojmë të gjithë së bashku

TE GEZOJME TE GJITHE SE BASHKU
– Me rastin e Krishtlindjeve, Shoqata e Grave Orthodhokse të Tiranës u gjend pranë më nevojtarëve –
Dhjetori nisi me gëzimin e
madh, që në prag të Krishtlindje­
ve të ndihmojmë të gjithë ata që
kërkojnë në jetë ndihmën e Pe-
rëndisë. U trupëzua Zoti ynë për
t’i dhuruar botës faljen e shpë-
timin me trupin dhe gjakun e tij
hyjnor. Le të ngazëllohet e le të
Në foto: Gjatë Shërbesës në Burgun e Tiranës
dëfrejë mendja jonë me këtë
Kryevepër të Perëndisë!
Kjo shprehje dashurie spikati
në Kishën tonë gjatë ditëve të
dhjetorit në përgjigje të kërke-
save të shumë Institucioneve e
Shoqatave bamirëse e të qindra
njerëzve nevojtarë brenda dhe
jashtë Tiranës.
Gratë e grupit “Shërbimi i
Dashurisë” përqëndruan të gjitha
aftësitë e tyre për t’ju përgjigjur
ngrohtësisht thirrjeve për ndi-
hmë. Për të përgatitur këto dhu-
rata përdorëm fondin nga arka e
ndihmës për të vobektët që
ndodhet në Kishën “Ungjillëzimi
i Hyjlindëses”. Ky fond përbënte
shumën 100000 lekë (të reja).
Gjithashtu, Fortlumturia e Tij
Kryepiskoi Anastas, na dhuroi
200000 lekë të tjera, për të plotë-
suar kërkesat e më nevojtarëve,
në mënyrë që të gjithë njerëzit
që kërkojnë, të kremtojnë
Krishtlindjet dhe të ndjejnë
gëzimin dhe përdëllimin e madh
të Perëndisë.
Shpërndarja e ndihmave u bë
si më poshtë: Spitali psikiatrik
20000 lekë dhe sheqer.
Qendra e Reabilitimit të
fëmijëve Antikapatë, me
38 fëmijë, (Dega Tiranë)
u ndihmua me sheqer
dhe veshmbathje. Sho­
qata e jetimëve u ndi­
hmua me 50 pako me
dhurata (ushqime e
veshje).Shoqata e inva-
lidëve u ndihmua me
veshmbathje e ushqime.
Shoqata e fëmijëve me
zhvillim të vonshëm u
ndihmua me 60 pako.
Shoqatës së nënave me
jetimë ju dhanë nga 1000
lekë për 500 familje.
Shoqata e të verbërve u
ndihmua me 20000 lekë.
U ndihmuan njerëzit ne-
vojtarë, që kërkojnë ndi-
hmë në Mitropoli dhe 60
familje me të sëmurë, të mo-
shuar, të vetmuar e të vobektë.
Kjo ndihmë arriti shifrën
130000 lekë.
Gjithashtu, u ndihmua burgu
i Tiranës me 130 pako (ushqime
dhe veshmbathje). E veçantë dhe
emocionuese ishte dita ë 22 dhje­
torit, kur tre gra të grupit tonë
bashkë me At Sotirin bënë vizitë
në këtë Institucion Riedukimi.
Në fillim bëmë vizitë tek gratë e
burgut. At Sotiri bëri shërbesën
e ajazmës dhe më pas, një predi-
kim të shkurtër. Shumë sy u
përlotën, disa fytyra u zbutën,
disa kokë u ulën poshtë! Fjala e
Perënidisë goditi fajin në zemrat
e tyre. Shpirtrat e tyre u trazuan,
që ato të kenë mundësi të rindë-
rtjnë mendimet, sjelljen, ndje-
njat, sipas së bukurës, së pastrës,
së shenjtës.
Në fund shpërndamë dhura-
tat e Krishtlindjes e i ftuam që
kush të dëshironte të merrte një
ikonë të Zotit lisu Krisht dhe Hyjli-
ndëses Mari. Ato i pranuan me
§alë falenderimi e na u lutën t’i
vizitojmë përsëri. E njëjta gjë u
përsërit dhe në mjedisin e burrave.
Interesant ishte edhe propo-
zimi që na u bë nga administra-
torët, që Kisha jonë brenda
mundësive të ndihmojë burgun
për të patur një dhomë lutjeje.
Për këtë u kërkuan ikona, libra,
qirinj etj. dhe të programojmë, që
të paktën 1 herë në muaj të bë-
jmë predikim për fjalën e Zotit
tonë fek këta njerëz, që ndoshta
më shumë se kushdo kanë nevojë
për ngushëllim e paqe.
Raimonda Shqevi