EmailFacebookKontakt

Rusi – Patriku dënon deklaratat antisemite

Patriku dënon deklaratat antisemite
Primati i Kishës orthodhokse ruse, Patriku
Aleksej I ka dënuar deklaratat antisemite të
një deputeti komunist të Dumas. Patriku u
shpreh përpara gazetarëve, se Kisha Ortho­
dhokse Ruse kundërshton të gjitha tentativat
për të ngjallur paragjykime “Për arsye naci-
onaliste ose fetare”. Ai shtoi, se “Çdo tentativë
që synon provokimin, përçarjen dhe destabi-
lizimin e paqes së brishtë në shoqërinë tonë,
janë të papranueshme”.
i
ϊ
1
Deklaratat erdhën pasi deputeti komunist
Makaçov u shpreh me terma poshtëruese për
judejtë, duke i quajtur ata fajtorë të krizës
politike dhe ekonomike që po kalon Rusia, duke
arritur deri në kërcënime fizike ndaj tyre,
deklarata që u dënuan shumë ashpër edhe nga
media dhe politikanët rusë.