Vriten dy priftërinj orthodhoksë
Në nëntor në Kongo janë vrarë 2 priftërinj
orthodhoksë e një pastor protestant, së bashku
me rreth 40 të krishterë të tjerë. Kjo ndodhi
kur besimtarë nga fetë e ndryshme të krishtera
ishin bledhur për një lutje ekumenike në
Mindoli, rreth 100 km larg Brazavilit. Klerikët
bënin pjesë në një komision ndërmjetësimi për
paqen në Kongo-Brazavil, të përbërë nga 47
anëtarë, ndër të cilët 18 përfaqësues të feve të
ndryshme.