EmailFacebookKontakt

Një jetë përkushtuar krishtërimit

Një jetë përkushtuar
krishtërimit
Për shumë vjet shteti
komunist mundi të mbyllë
kishat, të ndalojë fenë, por
s’mundi të heqë besimin tek
Zoti nga shpirtrat e njerëzve
dhe as nga shpirti i Athina
Angjellopullo.
Ajo lindi në Korfuz në
vitin 1908. I ati, Jani Konda-
kçi, me origjinë nga Fieri, u
martua me Harikla Angje­
llopullo. Nga kjo martesë
lindin dy djem e dy vajza, që
mbajtën mbiemrin e të jëmës.
Që në fëmijëri Athinaja u
rrit me besimin dhe da-
shurinë për Perëndinë. Mba-
ron shkollën për mësuese në
Korfuz dhe në vitet ’30, së

bashku me familjen, vendo-
sen në Dhërmi. Atje fillon
punë si mësuese, por krahas
kulturës së gjerë u përcjell
nxënësve mësimet e Ungjillit.
Por, fatkeqësitë ndjekin njëra
pas tjetrës familjen e saj. I
ndahen ngajeta dy vëllezërit,
motra dhe më pas babai.
E vetme me nënën,
Athinaja vendoset në Vlorë, në
një shtëpi të vogël pranë
Kishës së Shën Todrit, ku më
parë kishte banuar një
murgeshë. Athinaja fillon pu-
në si sanitare në spital, por
shumë shpejt i vdes edhe
nëna.
vijon nëfaqen 10

Një jetë
përkushtuar
krishtërimit
vijon ngafaqja 9
Jeta e vuri përballë
provave shumë të vështira,
por ajo asnjëherë s’e humbi
besimin tek Zoti. Mbyllja e
kishave shkaktoi dhimbje të
madhe në shpirtin e saj.
Megjithëse ndalohej rreptë-
sisht çdo rit fetar, ajo kurrë
nuk rreshti së punuari për
orthodhoksinë.
Nga kisha e shkatërru-
ar e Shën Todrit arriti të
shpëtojë dy ikona dhe një
kryq, i cili më pas u thye bru-
talisht nga’ një punonjës ate-
ist. Shtëpia e saj u kthye në
një kishë të vogël, ku besimta-
rë të shumtë, jo vetëm nga
Vlora, vinin shpesh. Të gjithë
e kishin një hall, një shqetë-
sim dhe Athinaja me zemër të
madhe, lutej për ta, për shë-
ndetin e tyre dhe të mbarë
njerëzimit.
Atje vinte shpesh edhe
papa Kozmai, sot episkop i
Apolonisë dhe së bashku kry-
enin shërbesa fetare. Njerëz
të shumtë janë pagëzuar prej
tyre në fshehtësi. Asnjëherë
nuk kishte frikë se do të nda­
lohej nga shteti, por gjithmo-
në me besim të plotë thoshte:
“‘Kishat do të hapen e njerëzit
do të kthehen me kryqin”.
Kjo ditë arriti. Disa
besimtarë krijuan këshillih^e
kishës dhe filluan përpjekjet
për hapjen e kishës së “Shën
Todrit”, e cila ishte kthyer në
repart të M.K.Z.
Athinaja, e cila lëngonte
në shtrat, e priti me gëzim të
madh këtë ditë, për të cilën ki­
shte punuar gjithë jetën. Por
shumë shpejt, më 10 mars
1991, ajo u nda nga ne. Vërtet
nuk arriti të shikojë kishën e
Shën Todrit, që me ndihmën
e Kryepiskopit Anastas u re-
staurua, por u largua e qetë e
u varros e para me prift, sipas
gjitha riteve orthodhokse.
Dëshira e saj e madhe, për
të cilën kishte besim të plotë,
u bë realitet: Kishat u hapën.
Njerëzit u kthyen me kryqin.
Eniana Beduli,
Vlorë