Krishtlindjet e këtij vili c gje-
tën bashkësinë orthodhkose në Dioqe-
zën e Korçës me një ngjarjc historike
dhe gëzim të madh. U krijua Sinodi i
Shenjtë i KOASH, vepër madhore e
Kryepiskopit Anastas. Dioqeza e
Korçës mbas disa dekadash, tashmë
ka Kryebariun e saj, Mitropolitin
Joan. Nën kujdesin e tij u bë
organizimi i kremtimeve.
Që disa javë më parë u krijuan
dy grupe; i pari përbëhej nga artistë,
dirigjcntë, .mjeshtra të muzikës,
drejtues koresh dhe institucionesh
kulturore, të cilët me plot devoeion
ofruan ndihmesën e tyre në përgatitjen
e koncertit të madh. Grupi i dytë u mor
me mbledhjen e sponsorizimeve dhe
një mori punësh të tjera, që kërkonte
kjo festë. Në programin e përgatitur
merrnin pjcsë: kori i këngës kishtarc
bizantine i Milropolisë së Shenjtë
“Shën Niketa”, kori i të rinjve të Mi-
tropolisë, kori i vajzave të Katedrales
“Ngjallja e Krishtit”, kori kishtar i
Shën Ilias, kori kishtar i Kishës Bu-
rimi Jetëdhënës, kori i nxënësve të
shkollës së muzikës “Tefta Tashko”,
kompleksi i vajzave të kishës së Shën
Sotirit dhe grupi i valleve të qendrës
kulturore të fëmijëve “Mihai Gra-
mcno”.
Organet e pushtetit lokal, si
prefektura, ashtu dhe bashkia treguan
një interesim për t’u admiruar. Mjaft
dyqane vitrina, magazina, lokale e
institucione u ndriçuan dhe u
vijon në faqen 8
vijon nga faqja 7
zbukuruan nga vetë pronarët.
E veçantë tjetër e Krishtlindjeve në
qytel ishte, se në mbrëmjen e datës 24
u përurua kryqi gjigand fosforeshent,
i ngritur në malin e Moravës, ku
ndodhel edhe kisha e Profetit Ilia. Kjo
natë e bardhë nga dëbora bëhej me e
ndritshme nga ky kryq i madh, që
dukej si i varur në qiell.
Ditën e Krishtiindjeve në
Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në
qcndër të qytetit, që herët në mëngjes
filloi Liturgjia Hyjnore, e drejtuar nga
nga Mitropoliti Joan, me pjesëmarrjen
e mjaft klerikëve, dhiakonëve,
psaltëve dhe korit të vajzave të kate-
drales. Qindra besimtarë brenda dhe
jashtë kishës ndoqën me përkushtim
meshën, ku binte në sy pjesëmarrja
masive e rinisë.
Në fund, në fjalën e tij drejtuar
bcsimtarëve të pranishëm, Mitropoliti
Joan tha:
Krishtlindja na sjell lajmin e
gëzuar se lindi Shpëtimtari; sjell
lajmin se Zoti është me ne. Ky lajm
përmban në vetvete mesazhin e paqes,
pajlimit, dashurisë dhc shpresës, për
të cilat ka aq shumë nevojë vendi ynë.
Krishtlindja na bën një thirrje, e cila
duhet të depërtojë në thellësi të shpirtit
dhe te zemrës sonë dhe të shkundë dhe
të zgjojë ndërgjegjen tonë. Ajo na
lajmëron se ardhja e Zotit solli
pajtimin ndërmjet nesh. Ajo na
lajmëron se emri i Zotit është dashuri,
kështu që ka shpresë, që dashuria të
banojë ndër nc. Ajo na kujton sc Zoti
është dritë, kështu që ka shprcsë që të
largohet errësira, sado e madhc qoftë.
Prandaj, me dritën e Betlehemit në
zemër, me dashurinë dhe gëzimin që
sjell Lindja e Zotit, le t’i dhurojmë një-
ri-tjetrit, në këtë Ditë të Dhuratës së
Madhe, dashuri, miqësi, gëzim edhc
shpresë. Le t’i lajmërojmë të gjithë se
Zoti lindi, se Zoti është me ne dhe, se
prania e Tij ka fuqi të largojë çdo
dëshpërim, pasiguri dhc frikë dhc t’i
japë zemrave tona dritë dhe shprcsë.
Me këtë rast dua të përshëndes të
gjithë besimtarët orthodhoksë të
dioqezës së Korçës, si edhe të gjithë
popullin, sepse festa të tilla që sjell in
mesazhin e paqes, dashurisë dhc
pajtimit janë për të gjithë, dukc i uruar
që Pcrënida i paqes dhe i dritës e
bckoftë vendin tonë dhe i dhëntë paqe,
dritë edhe shpresë.”
Edhe në kishat e tjera lë qytctit e
të fshatrave u zhvilluan ceremoni të
tilla.
Mbas Liturgjisë, në mjediset e
selisë së Mitropolisë së Shenjtë, Mi-
tropoliti Joan dhe klerikët e tjerë pritën
vizita dhe urime pë këtë ditë të madhe.
E uruan dhe zhvilluan biseda të ngro-
hta me të Prefekti i Korçës, kryetari i
Këshillit të Rrethit, kryctari i Këshillit
Bashkiak, përfaqësues të komunitete
fetare, ambasadori i Rumanisë i
akredituar në Tiranë, kryetare lokalë
të partive politike, përfaqësues sho-
qatash joqeveritare, rektori i Univer
sitetit Fan Noli, intelektualë të shquar
të fushave të ndryshme e shumë
besimtarë.
Në orën 14 televizioni lokal i
i
(
1
Korçës dha përshëndetjen e Mi-
tropolitit Joan me rastin e Krishtli
ndjeve
Po në këtë ditë, Imzot Joani shtroi
në mjediset e Mitropolisë së Hirëshme
një drekë për të varfrit që s’kanë
asnjëlloj përkrahje, padallim fetar, me
të cilët drekoi edhe vetë.
Në orën 16, në kinoteatrin Çajupi u
dha koncerti i madh i Krishtlindjeve.
Ishin të ftuar të gjithë personalitetet
vendore, deputetët, partftë politike,
shoqatat etj. Me gjilhë dëborën dhe të
ftohtit e madh interesimi i qytetarëve
korçarë për këtë koncert ishte i madh
dhe u pëlqye shumë
Në këtë festë të gëzueshme të
Krishtlindjes kujtojmë mesazhin e
Kryepiskopit Anastas, se ka shpresë
për këtë popull dhe do të ketë ditë më
të mira, sepse “Perëndia nuk na ka
harruar”.
Thoma Piluri