Durrës
Në ditën e pagëzimit të Zotit tonë lisu
Krisht në Ujërat e Jordanit, pagëzim që i
bekoi të gjitha ujërat, edhe besimtarët e
Durrësit iu drejtuan për shërbesat e kësaj
dite të shënuar kishës së Shën Gjergjit.
Pas Meshës, bashkë me priftërinjtë,
At Spiron e At Jovanin, ata shkuan në portin
detar, ku u krye edhe shërbesa e bekimit të
ujit. Pas leximit të shërbesës shoqëruar edhe
nga kori i fëmijëve, kryqi i shenjtë u hodh në
det nga një anije e kalatës nr. 5 të portit dhe
pas tij u hodhën në ujërat e ftohta edhe
dhjetëra të rinj durrsakë, ku fitues doli i riu
Marko Qorri.
Korresp. i “Ngjalljes”