Gjirokastër
Si për të gjithë orthodhoksët, edhe në
Gjirokastër një ndjenjë tjetër përshkruante
shpirtrat e besimtarëve në kuadrin e
Krishtlindjeve të këtij viti. Grupet e ka-
tekizmit, të cilat po shtohen ashtu si në
qytetet e mëdha edhe në fshatrat me popullsi
orthodhokse, i dhanë tonin ditëve të festave
me veprimtaritë e larmishme që organizuan.
Të ndihmuar nga atmosfera kre-
mtuese e të gjitha ditëve të kreshmës, prif-
tërinjtë e enorive dhe të tjerë të ardhur për
të ndihmuar veprën predikuese të Kishës
sonë, shërbyen në shumicën e kishaye dhe
sollën me Kungatën Hyjnore më pranë besi-
mtarëve orthodhoksë mesazhin e madh të
ardhjes midis njerëzve të lisu Krishtit.
Shumë nga enoritë iu gëzuan Liturgjisë
Hyjnore në kisha të reja ose të rikonstruk-
tuara rrënjësisht, falë kontributit të Kryepi
skopit, Fortlumturisë së Tij Anastasit.
Atmosfera e ftohtë klimaterike e ditëve u
ngroh nga zelli, me të cilin besimtarët
orthodhoksë prisnin agimin e Krishtlindjeve,
për të lartësuar adhurimin e tyre ndaj Pe-
rëndisë Triadike që i mëshiron.
Edhe në Mitropolinë e Gjirokastrës,
sikundër në të gjithë vçndln, mesazhi i
Kryepiskopit, që u lexua në të gjitha kishat,
ku u krye Liturgjia Hyjnore panegjirike, ishte
një tjetër përmasë e komunikimit shpirtëror
midis të gjithë vëllezërve në mbarë vendin
tonë.