EmailFacebookKontakt

Tiranë – Urojnë Krishtlindjet autoritetet më të larta dhe komunitetet e tjera fetare

TIRANE
Urojnë Krishtlindjet
autoritetet më të larta dhe
komunitetet e tjera fetare
Krishtlindjet 98 filluan nëTiranë jo aq mc
dekorin e qytetit, se sa me padurimin dhe përgatitjet
e besimtarëve për të pritur sa më mirë të kremten e
shënuar të Lindjes së Shpëtimtarit. Të shumtë ishin
cdhe ata, që kishin kreshmuar fizikisht e shpirtërisht,
për të Kunguar me gjakun e trupin e Zotit tonë lisu
Krisht. Ndaj edhe Katedralja c Ungjillëzimit u
mbush që herët dhe nuk gjeje dot vend, duke kujtuar
cdhe njëherë, se hapësira e saj e vogël për besimta-
rët, çdo ditë e më të shumtë, është një apel për drej-
tësi pushtetarëve, për të dhënë truall për ndërtimin
vijon në faqen 7
Në foto: Çast nga pritja e Krishtlindjçve

Tiranë – Urojnë Krishtlindjet autoritetet më të
larta dhe komunitetet e tjera fetare
vijon nga faqja 1
c Katedrales së re. Aty, ku ajo
ka qenë më parë, në qendër
të Kryeqytetit, përkrah obje-
kteve të kultit të bcsimeve të
tjera.
Si gjithmonë, çast kulmor
i kremtimit ishte Mcsazhi i
Fortlumturisë së Tij, Krye-
episkopit të Tiranës, Durrësit
dhe të gjilhë Shqipërisë, Prof
Dr. Anastasit (të cilin po e bo-
tojmë në këtë numër), ku the-
ksohet edhe.njëherë me forcë,
se “Ka shpresë!”, sepsc Perë-
ndia është gjithmonë pranë
nesh. Edhe pas Liturgjisë Hy-
jnore, lumi i besimtarëve në
rrugicën e ngushtë që të çon
tek Katedralja nuk rreshti për
asnjë çast, tërë ditën, deri në
orët e vona.
Paradite, në mjediset e
Kryepiskopatës së Hirëshme,
u bë prilja e rastit. Për t’ i uruar
Krishtlindjet Komunitetit
lonë Orthodhoks dhe Kryepi-
skopit Anastas erdhën perso-
nalitete të larta të shtetit, kry-
etarët e Komuniteteve fetare,
përfaqësucs të partive, inte-
lektualë etj. Erdhi edhe Pre-
Kryepiskopi Anastas, duke lexuar Mesazhin e Krishtlindjeve
sidcnti i Republikës, Shkël-
qesia e Tij, Prof. Dr. Rexhcp
Meidani, i cili, duke iu drejtu-
ar të pranishmëve, pas një
shkëmbim të ngrohtë urimesh
me Kryepiskopin Anastas,
ndër të tjera tha, se “Unë e
urova Shkëlqesinë e Tij me
rastin e Krishtlindjeve, duke
nënvizuar dëshirën e madhc
të përbashkët për një Shqipëri
të qetë, që të ecë me hapa të
sigurt përpara… Vlerësova
punën e bërë jo vetëm nga
Kisha Orthodhokse, por nga
të gjitha komunitetet fetare,
për një Shqipëri me prospe-
ritet dhe sa më paqësore…”
Ndërsa Kryepiskopi Anastas
tha, se “Në situatat shumë të
vështira që kemi kaluar,
Kisha jonë, ashtu si edhe të
gjitha komunitetet e tjera
fetare, këmbëngulim në
faklin, se ekziston shpresë…
Sigurisht, rruga përpara nesh
është e gjatë. E dimë se juve,
stafi juaj dhe gjithë lidershipi
në Shqipëri, jeniduke punuar
shumë dhe jeni të ndërgjegj-
shëm sc e ardhmja është
pajtimi…”
Për të uruar erdhën edhe
Kryetari i Komunitetit My-
sliman, Hirësia e Tij Haxhi
Hafiz Sabri Koçi, Kryegjyshi
botëror, Hirësia e Tij Haxhi
Dede Rcshat Bardhi, Kryetari
i sektit Halveti, Sheh Muha-
met Pazari, Nunci Apostolik
Mons. Xhovani Bulaitis;
Kryeministri, z. Pandeli
Majko dhe zëvendëskryemi-
nistri z. Ilir Meta, Kryetari i
Kuvendit Popullor z. Skënder
Gjinushi dhe dy zëvendëskry-
etarët, z. Namik Dokle tihc
znj.JozefinaTopalli, Ministral
Hajdaraga, Koçi, Bufi, An-
gjeli, Kondi, Ulqini, Meksi,
Milo, Demeti etj. Nga Partitë
erdhi Kryetari i Partisë De­
mokratike, z. Sali Berisha dhc
zotërinjtë Arbnori, Bode e
Karamitro. Nga Partia Socia-
liste erdhën zotërinjtë Ruçi,
Legisi, Zela e Dade, Kryetari
i PBDNJ, Melo, President! i
AD, Ceka, Kryetari i BL, La-
ço etj. Nga Akademiae Shke-
neave ishin zotërinjtë Ylli Po­
pa, Luan Omari dhe Kristo
Frashëri, si dhe uruan intele-
ktualë të shquar të fushave të
ndryshme. Gjithashtu crdhën
edhe përfaqësues të trupit
diplomatik, si Ambasadorja e
SHBAznj. MarizaLino, i Ru-
sisë, z.Igor Saprikin, i Fran-
cës, z.Patrik Krismo, i Bullga-
risë, z. Nikolo Bobes, i Egji-
ptit, z.Attia Karam, i Pales-
tinës z.Ali Kurdi, përfaqësu-
esi i Republikës së Kosovës
në Tiranë, z. Iliaz Ramajli,
nga Ambasada Greke etj
E veçantë e kësaj pritjeje
ishte cdhc prania e mjaft
gazetarëve, të cilët theksuan
veçanërisht në kronikal e tyre
faktin, se në shpirtin e Krisht­
lindjeve, pritja u kthye edhe
në një rasl për takimin e kra-
hëve të ndryshëm të politikës
shqiptare.
Korresp. i “Ngjalljes”