EmailFacebookKontakt

Lakmia

Lakmia është mëkat mjaft serioz. Njeriu lakmitar
përkushtohet me gjithë shpirtin dhe mendjen tek
paratë, tek grumbullimi i pasurisë, duke mbetur
zemërgur dhe i paprekur nga nevojat e të tjerëve.
Fjala e Perëndisë e quan lakminë “rrënjën e gjithë
të këqijave” (Letra e I Timotheut 6:10). Për ata që
kërkojnë pasurinë, apostull Pavli shknian, se: “Bien
në tundim, në lak dhe në shumë pasione të
paarsyeshme dhe të dëmshme, që i plandosin
njerëzit në rrënim dhe shkatërrim” (Letra I
Timotheut 6:9). Edhe apostull Petri i quan
lakmitarët “Bij mallkimi” (Letra II Ap. Petn 2:14).
Po, ç’duhet të bëni që fëmijët tuaj të mos fitojnë
vesin e lakmisë e të kopracisë?
Shumë herë vetë prindërit “nga dija ose ngapadija”,
mbjellin në shpirtin e fëmijëve pasionin e lakmisë.
Në shumë familje fëmijët nuk dëgjojnë bisedë
tjetër, veçse paga, të ardhura, fitime. “Të gjejnë
një pozitë të mirë me pagë të madhe ”. Kjo futet si
problemi kryesor i jetës së tyre. Pasuria konsi-
derohet si lumturia më e madhe, ndërsa varferia
konsiderohet si fatkeqësia më e madhe.
Në këto biseda përmenden shembuj, që edhe
fëinijët i shohin përditë para tyre. Në moshën e
tyre fëminore vërejnë se njerëzit i respektojnë dhe
i nderojnë sipas gjendjes së tyre ekonomike.
Pas gjithë këtyre, është e natyrshme që fëmija të
mësohet me mendimin, se njerëzit ekzistojnë vetëm
që të fitojnë të holla dhe se në botë të hollat janë
mbi të gjitha. Madje, ka raste që fënujët refuzojnë
të punojnë falas edhe për Kishën, po duan pagesë.
Duket se prindërit e këtyre femijëve fatkeqë i
sholiin si mj et fitimi. Po ç ’ do bëhen ata kur të rriten?
Do bëjnë vetëm ato gjëra që do t’ju sigurojnë fitime.
Në Kishën e Perëndisë nuk do t’i shohë askush,
sepse askush nuk i paguan ata që vijnë në Kishë.
Kështu, me ndërgjegje ose jo, prindërit bëhen
mbështetës të prishjes morale dhe e largimit të
feinijëve të tyre nga Perëndia.
Lakmia shfaqet tek fëmijët më forma të ndryshme.
Kështu, tek fëmijët e vegjël, zakonisht, manife­
stohet me përpjekjen që të rrëmbejnë ç’të mundin
e ta bëjnë të tyren, ndërsa nga ato që marrin, nuk
duan t’u japin asgjë vëllezërve ose ndonjë tjetri.
Që f i mani femijët nga ky pasion serioz, duhet t’i
nxisni për bujari. Kjo do realizohet kurt’i mësoni
të ndajnë me të tjerët atë që kanë, të përdëllejnë të
varfrit, t’u shërbejnë të sëmurëve etj.
T ’u mësoni femijëve tuaj që të dhurqjnë jo thjesht
nga keqardhja ose dhimbsuria, që është e mbjellë
tek çdo njeri i ekuilibruar, por me bindjen, se ajo
që jepni tek i varfri është sikur e men vetë Krishti.
T ’i mësoni me fjalët e Atij: “Ka më shumë lumturi
të japësh, sesa të marrësh” (Vepra e Apostujve
20:35).
Një formë tjetër lakmie, që manifestohet tek
fëmijët, është se nuk kënaqen me asgjë, prandaj në
se doni që t’i shmangni nga lakmia, mësojini që të
kënaqen me ato që kanë. Duhet të jenë të kënaqur
me ushqimin, nnbat e lodrat dhe sa gjëra u jepni.
Në mairëdhëniet tuaja me ta zbatoni këtë rregull:
“Kush nuk është i kënaqur me atë që i japin, nuk
men – asgjë”. Nuk është i kënaqur fëmija me
ushqimin që i jepni, me rrobat ose lodrat që i blini?
la merrni përsëri. Kjo do shërbejë pozitivisht për
ta, nëse fëmija nuk është prishur ende.
Nuk është e rrallë dukuria, që fëmijët të “fa-
miljarizohen” me sende të huaja. Në këtë rast duhet
të jeni, veçanërisht të vëmendshëm.
Mos u lejoni femijëve tuaj t’i ndërrojnë gjërat e
tyre, e për më tepër, t’i shesin, sepse kështu është e
lehtë të mësohen me mashtrim. Mësojini sa më
shpejt të mundni, se ato që fitohen me mashtrim
nuk sjellin prokopi. Mësojini fëmijët tuaj që të
vegjël të veçojnë e “imja” nga “e jotja”, prandaj
mos i lejoni të manin e të përdorin pa leje gjërat e
vëllezërve. Kështu mësohen me ndjenjën e
respektit për të drejtat e të tjerëve.
Në të kundërt, këshillojini fëmijët tuaj të ndihmojnë
njëri-tjetrin në raste nevoje, që dhe fu japin gjërat
e tyre vëllezërve a miqve të tyre.
Së Hindi, në se doni të niani fëmijën tuaj nga lakmia,
në çfarëdo forme që të shfaqet ajo, në se nuk doni
të bëhen shërbëtorë të parasë, t’u tregoni me fjalën
dhe veprën tuaj vlerën reale të të mirave tokësore.
Shpjegojuni se të hollat dhe pasuria nukjanë e mira
më e lartë në tokë. E mira më e lartë është viityti
dhe drejtësia, sepse ato kanë vlerë për Perëndinë.
Jepuni të kuptojnë se njeriu nuk ka asnjë përfitim,
në se fiton gjithë botën dhe humb shpirtin. Dhe,
mos neglizhoni për shkak të lakmisë edhe jetën
tuaj shpirtërore, si p.sh. lutjen, shkuaijen në Idshë.
Përkthcu: NAFSIKA MELO
2