EmailFacebookKontakt

Rindërtohet Kisha e Shën Kollit

– Gjatë persekutimit ajo ishte kthyer në lavanderi
për repartin ushtarak –
Fshati Frakull e Madhe ndodhet
rreth 10 km larg Fierit, në rrugën që të
çon në Vlorë. Ndër 5 mijë banorët e tij,
rreth 80 për qind janë me origjinë ortho-
dhokse.
Kisha e fshatit, e ndërtuar afro 200
vjet më parë, i është kushtuar Shën
Kollit (Nikollës). Ajo gjatë regjimit
komunist, pasi u mbyll, u përdor si
lavanteri për repartin ushtarak aty
pranë. Ndaj, pasi u mor përsëri, lindte
nevoja e një rikonstruksioni të plotë për
funksionimin normal.
Kishës iu shtua në projekt edhe një
kambanore 15 m e lartë dhe hajati, që e
rrethon nga ana perëndimore e jugore.
Vetë kisha ka përmasa 24×13 m dhe
lartësi në çati 11 m.
Gjithashtu, kisha jonë u detyrua që
pas rindërtimit të objektit të kultit, të
ngrinte si kompesim për repartin
ushtarak një lavanteri, dushe etj!!!
Pse duhet të festojmë