me tradita të fuqishme orthodhokse
Shpati. Ky emër të impresionon. Menjëherë
të bie ndërmend historia e veçantë e këtij populli
besimtar. Kisha Orthodhokse ka qenë nëna e
dashur e kësaj zone që në shekujt e para të
Krishtërimit. Kisha i ka dhënë identitetin asaj
për breza të tërë, deri në ditët tona. “Rrebeshe”
të shumtë e “goditën” këtë krahinë, por nuk u
shkatërrua, se themelet ishin ndërtuar mbi gja-
kun e martirëve të Zotit Krisht. Ndër rrebeshet
më të fuqishme ishte ai turk, por krahina përsëri
nuk u gjunjëzua. Kemi një histori unikale, ku
populli ruajti besimin në mënyrë të fshehtë,
ndërkohë që turqve u prezantoheshin me emra
myslimanë. Edhe në vitet e ateizmit komunist
populli e ruajti besimin, në mënyrë të vendosur.
Këtë të vërtetë e tregon rilindja e besimit në
mënyrë të mrekullueshme. Por, edhe Kisha jonë
Orthodhokse, si nëna e dashur, me hirin e Pe-
rëndisë po bën të gjitha përpjekjet për ta rindë-
rtuar besimin e zonës. Pikënisja e rilindjes është
ndërtimi i Kishës “Ngjitja e Zotit në Qiell” në Gji-
nar, që është qendra e komunës me të njëjtin emër.
Bekim i madh ishte ardhja e shërbimi në këtë
zonë i dy klerikëve të rinj, At Jani Ranxha e At
Spiro Qosja, në fillim të këtij viti.
Me bekimin e Kryepiskopit Anastas në
muajt qershor, korrik, shtator në Komunën e Gji-
narit erdhi për të bërë mësime katekizmi një
grup studentësh të Akademisë Teologjike. Me
Hirin e Perëndisë pati një rilindje të vërtetë. Në
fshatra, të rinj e të reja dhe fëmijë dëgjonin me
etje të madhe të vërtetat Hyjnore të besimit tonë
dhe shprehën dëshirë të madhe, që grupe të stu-
dentëve të vinin përsëri në zonë. Studentët bënë
katekizëm në Gjinar Valsh, Shelcan, Pashtresh,
Maskarth, si dhe vizita nëpër familje edhe në
fshatra të tjerë të Komunës. Bekim për zonën
ështe edhe vajtja së fundi në shkollën teologjike
e dy vjzave nga krahina jonë.
Emanuel Lusha
Student i vitit të tretë tëAkademisë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit”