“POLITIKA TE KETE SHEMBULL FETE”
……….■ ■ ■■ ■ ■…………. l……………. . .. : . , ■■ ^» . .3fea»a»^^
– AUTORITETET E LARTA SHTETERORE TAKO JNE KOMUNITETET FETARE TRADICIONALE –
Në takim me Presidentin e Republikës z. Rexhep Meidani
TVTë datën 13 tetor, Kryetari i Këshillit
të Ministrave, z. Pandeli Majko zhvilloi
një takim me përfaqësues të komuniteteve
fetare, ku Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë u përfaqësua nga Mitropoliti i
Korçës, Imzot Joani.
Në të, Kryeministri tha, se bashkëjetesa
e komuniteteve fetare në Shqipëri, është
shembull që duhet të ndiqet nga politika
shqiptare. “Ne e vlerësojmë rolin jashtëza-
konisht të rëndësishëm që ju keni në ri-
ngjalljen, jo vetëm tek institucionet e kultit
në Shqipëri dhe ju kërkojmë që të vazhdoni
në këtë drejtim, duke ndihmuar në pajtimin
e shpirtrave të shqiptarëve”, u shpreh Krye
ministri.
Ndërsa, në datën 15 tetor, një takim me
komunitetet fetare zhvilloi edhe President! i
Republikës, z.Rexhep Meidani, në të cilin
mori pjesë Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë
Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, i
shoqëruar nga Mitropoliti i Korçës, Imzot
Joani.
“Toleranca dhe mirëkuptimi ndërmjet
feve tradicionale shqiptare duhet të përcillet
kudo si vlerë kombëtare, si dhe duhet të shë-
rbejë si shembulli më i mirë për çmilita-
rizimin e mendjeve dhe duarve të shqipta-
rëve”, u shpreh president!, duke theksuar me
tej, se “Kjo vlerë unikale e shqiptarëve duhet
të njihet nga e gjithë Europa”.
Nga pjesëmarrësit në takim u mbështet
ideja për të organizuar një aktivitet të
përbashkët, si shembull i përçimit të
bashkëpunimit dhe tolerancës ndërmjet
gjithë shqiptarëve.
Korresp. i “Ngjalljes”
d