dinamike e doktrinës dhe e adhurimit orthodhoks ”
– Fjala e përshëndetjes së Kryepiskopit Anastas, Drejtuar Patrikut të Rusisë Aleksi II, në pritjen në selinë
patrikale të Lavrës së Hirëshme, të Trinisë së Shenjtë dhe Oshënar Sergeit –
Fort i Shenjtë dhe i nderuar Patrik
i Moskës dhe i gjithë Rusisë, ZotiAleksej,
Të Përndershëm, Fort të Shtrenjtë,
Etër të Shenjtë.
Shpirti mbushet me falenderim të
ngrohtë dhe mallëngjim të thellë për
mikpritjen tuaj aq vëllazërore dhe të
ngrohtë. Për ne, kjo javë që kaluam pranë
jush ishte një dhuratë e veçantë e
Perëndisë.
“Pamë dritën e vërtetë, morëm frymë
qiellore…”. Me intensitet të veçantë drita
e pashuar e Trinisë së Shenjtë, përqafoi
sot qenien tonë, kur delegacioni i Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
pas shumë dekadash, pati bekimin të
bashkëmeshonte në Kishën e Shenjtë
madhështore të këtij Manastiri të
famshëm, bashkë me Ju, Primatin fort
të respektuar të Kishës së bekuar të
Rusisë, me Hierarkët e zgjedhur dhe
klerin e popullin shpresëtasr të Patri-
kanës së Moskës. “I bekuar qoftë gjithnjë
emri i Zotit”!
Çdo Liturgji e Perëndishme, qoftë kur
kryhet në mjedise të mrekullueshme, siç
është kjo kishë, qoftë në kisha modeste
e të shkretuara, siç e kemi jetuar shpesh
kohët e fundit në Shqipëri, qoftë në
kasolle të varfra të Afrikës, ka të njëjtën
madhështi të përbashkët dhe të fshehur.
Bërthama mbetet e njëjtë: “Kujtimi” i
dhuratës së Zotit gjatë Darkës Mistike; i
Kryqit, i Ngjalljes, Ngjitjes në qiejt, i
Ardhjes së Tij të Dytë të lavdishme,
Kungata e Trupit dhe Gjakut të Krishtit.
Ngjarje tronditëse, me gjithë thjeshtë-
sinë e tyre të jashtme, ngjarje që vazhdo-
jnë të përcaktojnë ecjen dhe të ardhmen
e njerëzimit, edhe pse njerëz të ndryshëm
të fuqishëm nëpër botë nuk e shohin
këtë.
Ky mister i madh i Eukaristisë
Hyjnore, ndërsa e bën të ndjeshme, në
te ardhmen e afërt, ngjarjen e Shpëtimit
më Krishtin, njëkohësisht u hap ho-
rizontin çdo personi dhe çdo Kishe lo-
kale, në të gjithë rruzullin dhe në fundin
e botës, në fundin e hapësirës dhe të
kohës. “Kështu ju ofrojmë këtë adhurim
të arsyeshëm për mbarë botën”.
Ky kontribut orthodhoks, ky vizion
orthodhoks, kanë një rëndësi dhe aktu-
alitet të veçantë ditët e sotme, ku po
jetojmë dukurinë e globalizmit me ndje-
nja të përziera shprese dhe ankthi. Glo-
balizmi është tashmë një procedurë në
evolueion dhe asnjë fuqi nuk duket se
mund ta ndalojë. Ai hap për njerëzimin
mundësi të shkëlqyera dhe perspektiva
të papritura. Por, njëkohësisht, mbart
ritrazira dhe rirenditje të njëpasnjë-
shme. Nga anë të ndryshme dëgjohen
protesta, se ai po lëviz në drejtime që nuk
garantojnë vlerat kryesore njerëzore,
drejtësinë, respektimin e identitetit të
njerëzve, shumëllojmërinë e kulturave
njerëzore.
Ne, orthodhoksët nuk ndihemi të
befasuar ose të shtangur para proce-
durës së· globalizmit. Universaliteti ka
qenë hapësira jonë shpirtërore e
vetkuptueshme. Dimensioni i karakterit
mbarëbotëror është pjesë përbërëse bazë
e Orthodhoksisë. Brenda traditës dhe
ndërgjegjes orthodhokse, të gjitha lëvizin
drejt një perspektive të përbotshme. Të
gjitha festat e mëdha orthodhokse hapin
në shpirtin tonë horizonte me karakter
mbarëbotëror. Përgjithësisht, vizioni
Nga ceremonia e dhënies Kryepiskopit Anastas të titullit
Anëtar nderi i Akademisë Theologjike të Moskës
gjithëbotëror mbetet perspektiva di
namike e doktrinës dhe adhurimit ortho
dhoks.
Besimtari jeton “me zemër që i digjet
për hir të mbarë krijesës”, sipas
shprehjes së Shën Isaak Sirianit (Omelia
85). Kush synon në mënyrë lavdëruese
drejt misterit të Trinisë së Shenjtë, inte-
resohet për të gjitha. Kush bashkohet
trupërisht me Krishtin, përpiqet të
mendojë të ndjejë, tëjetojë si Ai, për shpë-
timin e mbarë botës. Kush pranon
Shpirtin e Shenjfë, hyn në rrezen e pra-
nisë dhe të veprimit të Shpirtit të
Shenjtë, “të kudondodhur dhe që i për-
mbush të gjitha”. Njeriu që mbart hirin
e Shpirtit të Shenjtë mendon, ndjen dhe
vepron brenda një perspektive universa
le, mbarëbotërore.
Kisha ka qenë dhe është gjithmonë
“trupi i Krishtit”, “të mbushurit e atij që
Vijon në faqen 8
Anastas, Drejtuar Patrikut të Rusisë Aleksi II
Vijoii nga faqja 7
i mbush të gjitha mbi të gjitha” (Efes.
1:23). Vizioni mbarëbotëror apostolik
arrin kulmin, kur Apostull Pavli i re-
ferohet vullnetit mistik të Perëndisë,
“misterit të vullnetit të tij”, që ka për t’u
realizuar “sipas planit me përmbushjen
e kohës, që të gjitha, qielloret dhe
tokësoret, të bashkohen më Krishtin”.
(Efes. 1:9-10). Kisha ftohet që të përqa-
fojë, të transformojë dhe të reformojë “të
gjitha”, me anë të Ungjillit dhe të hirit
të Perëndisë, që ka.
Me ndjenjën e ekumenizmit që kulti-
von Kisha, jo vetëm kontribuon në afri-
min e njerëzve, por edhe shpall, në më-
nyrë simbolike dhe liturgjike, shoqërinë
mbarëbotërore të dashurisë. E parashi-
jon si një aspiratë eskatologjike; si vizion
dhe festë. E shpall me jetën e besimta-
rëve. Mbretëria e Perëndisë së dashurisë
Prandaj, të gjithë ne, pjesëtarët e Kishës, j
ngjarje të përjetuar në jetën e shenjto-
rëve, të njohur e të panjohur, e cila në
mënyrë profetike ngushëllon për mundë-
sitë e njerëzimit.
Prandaj, të gjithë ne, pjesëtarët e
Kishës, si klerikët e theologët, ashtu dhe
shkencëtarët laikë besimtarë, kudo që të
jetojnë në tokë, ftohemi – jo për të kërku-
ar një siguri individuale ose kolektive,
të mbyllur në një geto lokale shpresëtare,
por – që të përballojmë në mënyrë kri-
juese, me vizion profetik dhe guxim me-
ndimi dhe veprimi, sfidat e epokës së
sotme dhe të ofrojmë propozime të reja
dhe frymëzim të ri për zgjidhjen e pro-
blemeve mbarëbotërore, që ndikojnë në
jetën e përditëshme të njerëzve të thje-
shtë. Sigurisht, pjesëtarët e Kishës
Orthodhokse Ruse, me traditën e pasur
që disponojnë dhe udhëheqjen shpirtë-
rore të mijëra shenjtorëve, të ndriçuar
nga hiri i Perëndisë dhe me dhuntinë e
shkëlqyer që u ka dhënë Perëndia, thi-
rren në një rol të ri të madh në mijëvje-
çarin e ardhshëm, si për zgjidhjen e suk-
sesshme të problemeve që përballon në
këtë periudhë bota e sotme, ashtu dhe
për një sintezë më të përgjithshme të liri-
së dhe drejtësisë shoqërore, individu-
alitetit dhe vëllazërimit, të cilat mbeten
kërkesa imediate të mbarë rruzullit.
Ngjarjen e Eukaristisë Hyjnore, në të
cilën arrin kulmin vëllazërimi i njerëzve
dhe i popujve, e jetuam edhe ne sot, bre-
nda dashurisë Suaj eukaristike, ma-
dhështore dhe të bekuar. Edhe njëherë
duam të shprehim mirënjohjen tonë. Me
këtë siguri, kthehemi tek detyra jonë e
përditshme, duke psalur “pamë dritën e
vërtetë, morëm frymë qiellore”. Qëllimi
i jetës së krishterë orthodhokse mbetet
marrja e Shpirtit të Shenjtë, ashtu siç
këmbëngulte të kujtonte Shën Serafimi
i Sarovit. Kush beson esencialisht tek
Krishti, i cili mori dhe rinovoi tërë të
njerëzishmen, kush merr pjesë me ndë-
rgjegje në Eukaristinë Hyjnore, kthehet
në të përditshmen për të
vazhduar një Liturgji
mistike pas Liturgjisë Hy
jnore, mbi altarin e përdi-
tshëm të përgjegjësisë
dhe punës së tij të përdi-
tshme, me përulësi, du-
rim, shpresë, për të kryer
detyrën tonë në lokalen,
duke synuar drejt të
përbotshmes. Karakteri
ekumenik ndodhet në
gjakun e Orthodhoksëve,
i cili pastrohet nga gjaku
i Krishtit, Shpërblyesit të
botës.
Gëzohemi, veçanërisht dhe ndjejmë
krenari për ju, Vëlla Fort i Shenjtë dhe
Fort i respektuar Patrik i Moskës dhe i
gjithë Rusisë, zoti Aleksej. Sepse e dimë
se brenda kësaj perspektive ka lëvizur
deri sot jeta dhe veprimtaria Juaj, detyra
Juaj patriarkale, e bekuar bujarisht nga
Perëndia dhe e të gjithë Mitropoliteve
dhe Hierarkëve të shtrenjtë të Kishës së
Rusisë. Së bashku me shprehjen e mirë-
njohjes sonë, urojmë përulësisht, të gji-
thë sa përbëjnë delegacionin e Kishës Or
thodhokse të Shqipërisë dhe në emër të
grigjës orthodhokse të atjeshme, që Shpi-
rti i Tërëshenjtë të ndriçojë gjithnjë me-
ndimet Tuaja, të udhëheqë vendimet
Tuaja, të mbështesë veprimet Tuaja dhe
të shenjtërojë tërë jetën Tuaj, që ta çoni
popullin e martirizuar dhe shumë të ta-
lentuar rus drejt një prezence e veprim-
tarie të re krijuese gjatë ditëve të sotme
kritike, edhe gjatë epokës që vjen. “Zoti
të dhëntë atë që zemra jote dëshiron dhe
tëplotësojë çdo qëllim. Për shpëtimin tënd
le të ngazëllokemi dhe le të lartësohemi
në emrin e Zotit, Perëndisë tonë” (Psal.
XIX, 5-6).
BESIMI ESHTE NJE
si klerikët e theologët, ashtu dhe shkencëtarët i
laikë besimtarë, kudo që të jetojnë në tokë, ।
ftohemi – jo për të kërkuar një siguri indi- |
viduale ose kolektive, të mbyllur në një geto |
lokale shpresëtare, por – që të përballojmë në |
mënyrë krijuese, me vizion profetik dhe guxim |
mendimi dhe veprimi, sfidat e epokës së sotme |
dhe të ofrojmë propozime të reja dhe frymëzim |
të ri për zgjidhjen e problemeve mbarëbotëro- (
re, që ndikojnë në jetën epërditëshme të njerë- |
zve të thjeshtë.
ka ardhur dhe po vjen. Eshtë Qala për