Psalm i Asafit
Perëndia i perëndive, Zoti foli, dhe tokën thirri nga lindja
e diellit deri në perëndim.
Nga Sioni, hijeshia e bukurisë së tij.
Perëndia do të vijë me shkëlqim, Perëndia ynë, dhe s’do
të heshtë.
Para tij do të digjet zjaiT dhe rreth tij stuhi e fortë.
Qiellin e sipërm do të thërresë dhe tokën, të shikojnë
gjykimin e popullit të tij.
Mblidhuni rreth tij, oshënarët e tij, ata që bënë me të
dhiatë me anë theroresh.
Dhe qiejt do të shpallin drejtësinë e tij; se është gjykatës
Perëndia.
Dëgjo, populli im, o Izrael, se unë do të flas, dhe do të
dëshmoj kundër teje. Unë jam Perëndia, Perëndia yt.
S’do të të qortoj për therorët e tu; therorët e tu me djegie
të plotë janë gjithmonë para meje.
S’do të pres viça nga shtëpia jote, as cjepë nga tufat e tua.
Se të miat janë gjithë egërsirat e pyllit, bagëti ndër male
edhe qe.
I njoha gjithë zogjtë e qiellit dhe bukuria e fushës më
përket mua.
Po të kem uri, ty nuk të them, se bota me gjithçka përmban
e imja është.
Se mos do të ha mish demash, apo mos do të pi gjak
cjepësh?
Bëji fli Perëndisë theror lavdërimi, dhe jepi të Shumëlartit
uratat e tua;
Dhe thirrmë në ditë shtrëngimi; se do të të shpëtoj, dhe
do të më lavdërosh.
Dhe mëkatarit, Perëndia 1 tha: Pse flet për porositë e mia,
dhe mban në gojën tënde dhiatën Time?
Dhe ti uirejte mësimin dhe pas shpine hodhe §alët e mia.
Po të shihje ndonjë vjedhës, ti shoqëroheshe me të, dhe
me kurvarët ishe bashkëpjesëtar.
Goja jote u mbush plot me ligësi, dhe gjuha jote thurte
gënjeshtra.
Rrije e shpifje kundër vëllait tënd, dhe bëre skandal
kundër birit të nënës tënde.
I bëre këto, dhe unë heshta; mendove paudhësi se unë
jam krejt si ti; do të të qortoj, dhe do të t’ i ve përpara faqeza
mëkatet.
Pra vini ndër mend këtë, ju që harroni Perëndinë; se mos
ju rrëmben ndonjëherë dhe s’ka kush t’ju shpëtojë.
Therore lavdërimi do të më lavdërojë dhe atje është
iTuga, në të cilën do t’i tregoj atij shpëtimin tim.
LAJMERIM