Tplementet e një pritjeje zyrta-
■^re, të dashurisë vëllazërore, të
respektit të ndërsjelltë, të madhë-
shtisë tipike dhe të shpresës së
përbashkët për udhët e ngjitjes të
së ardhmes, përmbante vizita e
Delegacionit të Kishës Orthodho-
kse Autoqefale të Shqipërisë në
Patrikanën e Hirëshme të Moskës
dhe të gjithë Rusisë, të kryesuar
nga Kryepiskopi i Tiranës dhe i
gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e
Tij Anastasi.
Kryepiskopi Anastas është i
njohur aty për veprimtarinë e tij në
fushën e hierapostolisë orthodho-
kse dhe pjesëmarrjen intensive në
veprimtarinë ekumenike, si dhe
për interesimin e vazhdueshëm në
vitet e përndjekjes për Kishën e
Rusisë. Delegacioni u prit në aero
port nga një përfaqësi e gjerë e Pa-
trikanës së Moskës, e kryesuar nga
Mitropoliti Kirill i Smolenskut.
Ndërkohë, në të gjitha mjediset
kishtare pritej me interesim takimi
me Kryepiskopin, për t’u informuar
për ecurinë e Orthodhoksisë në ve
ndin tonë, e cila njohu përndjekjen
më të tmerrshme; për të bashkuar
lutjen për hapat e mëtejshme, për
t’u gëzuar bashkërisht për ngja-
lljen, që besimi orthodhoks njeh në
të dy vendet…
Të dielën 4 tetor, në Ma
nastirin e Shën Dhanilit, brenda në
Moskë, ku ndodhet edhe selia e
Patrikut Aleksi II, Liturgjinë Hy-
jnore u kryesua nga Fortlumturia
e Tij Anastasi, i cili në fund do t’u
drejtohej me fjalë zemre të gjithë
pjesëmarrësve, për vuajtjen deri në
zbritjen në Hadh të Kishës sonë,
për hapat e shpejta për ringjalljen
e saj, për mesazhin e shpresës që
komunitetet eukaristike në Shqi-
përi përpiqen të dërgojnë në mbarë
botën orthodhokse. Veprën e mre-
kullueshme që po bëhet në Kishën
tonë Orthodhokse, të përshkruar
me mënyrën më shpirtërore, vë-
llezërit rusë e kuptonin me lehtësi,
sepse edhe vetë ata, sigurisht jo
në përmasat që njohu në vendin
tonë, përjetuan persekucion ko-
munist të besimit.
Të dielën pasdite Fortlumturia
e tij Patriku i Moskës dhe gjithë
Rusisë Aleksi II, priti delegacionin
e Kishës tonë, të kryesuar nga
Kryepiskopi Anastas, në përbërje
të të cilit ishin edhe Mitropoliti i
Korçës Imzot Joani, Sekretari i
përgjithshëm i Sinodit të Shenjtë,
At Joan Trebicka, ierodhiakoni
Kozma dhe z. Orfea Beci. Takimi
vëllazëror ishte edhe i një rëndësie
të veçantë historike, pasi zhvillohej
mbas 50 vjetësh dhe gjithashtu, se
pse përbënte një hap të mëtejshëm
në njohjen më zyrtare të Kishës
sonë dhe zgjidhjes kanonike që iu
dha problemit të hierarkisë së saj.
Dhe, ajo që ka thënë në mënyrë të
përsëritur Kryepiskopi Anastas, se
Kisha jonë do të jetë një amba-
sador rezultativ për të gjithë ve
ndin, njihte një konkretizim të
mëtejshëm…
Në fjalimet që u këmbyen
ndërmjet dy hierarkëve, në pak
Në foto: Paraklisi i Shën Marisë Portaitisa në Sheshin e Kuq në
Moskë. Ai u rindërtua vitet e fundit, pasi ishte shkatërruar më 1937
me urdhër të Stalinit. Në të ndodhet një kopje e ikonës çudibërëse
të Manastirit Iviron në Malin e Shenjtë.
fjalë përmblidhej respekti i ndër-
sjelltë, fryma e një Kishe të për-
gjithshme, urimi dhe lutja ndaj
Perëndisë, që të ecte përpara vepra
e nisur pas persekutimit shumë-
vjeçar. Njëherësh, ndërmjet hiera-
rkëve u shkëmbyen dhuratat
simbolike të rastit.
Ditën pasardhëse vizita vazhdoi
në Mitropolinë e Vladimirit, ku Hi-
rësia e Tij Mitropoliti kishte orga-
nizuar një program intensiv ta-
kimesh në Manastiret e zonës, në
vende historike, me grupet e
katekizmit të Mitropolisë, si dhe
programe artistike. Selia, ku stre-
hohej Mitropolia dhe një Manastir
burrash ishte shndërruar nga
regjimi ateist në zyra të shërbimit
sekret famëkeq, duke i dhënë një
ngarkesë edhe më simbolike rru-
gëve paralele, në të cilat ecën dy
Kishat këtë shekull. Kryepiskopi,
në të gjitha takimet nuk humbiste
rastin të shpjegonte me zjarr
traditën e pasur të orthodhoksisë
në trevat tona, hershmërinë e
misionarizmit të krishterë, për-
ndjekjeve, besimit për shekuj me
radhë, dëshirën dhe vizionin e
orthodhoksëve të Shqipërisë, për të
qenë pjesë e pashkëputur e Ortho-
dhoksisë mbarëbotërore.
Vizitat në Kishat dhe ma
nastiret historike të Moskës do të
arrinin kulmin e tyre në Kate-
dralen e Krishtit Shpëtimtar, e cila,
si një nga shprehjet më origjinale
të ngjalljes së besimit orthodhoks,
u ngrit madhështore përpara
Kremlinit në tre vjet e gjysmë. Një
vepër arkitektonike e arrirë, me
lartësi mbi 100 m, Kisha qëndrore
e të cilës mund të nxejë mbi 7000
njerëz, me mjedise të tjera të
cilësisë së lartë, ku Patrikana Ruse
do të zhvillojë aktivitetin për 2000
vjeçarin e ardhjes së Krishtit në
tokë.
E paharruar do të ngelet vizita
në Sergej Pasad, pikërisht në
Manastirin historik të Shën Se
rgejit, një nga shenjtorët më të
respektuar për rusët, i cili ishte
edhe themeluesi i tij. Në të njëjtin
Manastir strehohet edhe Akademia
Theologjike e Kishës Orthodhokse
Ruse. Gjatë vizitës, Kryepiskopit
Anastas iu komunikua edhe ve-
ndimi i Këshillit Shkencor të Aka-
demisë, i miratuar nga Patriku i
Moskës Aleksi II, për ta shpallur
Anëtar Nderi të Akademisë, titull
ky i nivelit universitar.
Ceremonia e dorëzimit të titullit
u bë në sallën e ceremonive të
Akademisë, të mbushur plot me
studentë, pedagogë, klerikë e hi-
erarkë. Një ceremoni emocionante,
jo vetëm sepse Këshilli i Akademisë
është i rreptë në dhënien e këtij
titulli të huajve, por edhe nga fjalët
që Rektori episkop kishte zgjedhur
për të paraqitur Fortlumturinë e
Tij, Prof. Dr. Anastasin, sa për ni-
velin e tij akademik, ndihmesën në
ierapostolinë orthodhokse dhe në
zhvillimin e marrëdhënieve ndër-
mjet kishave orthodhokse, aq edhe
për devocionin me të cilin i është
përkushtuar ringjalljes së Kishës
Orthodhokse në Shqipëri dhe ri-
kthimit të saj si motër kanonike
përkrah të gjitha Kishave të tjera.
Pasi shprehu mirënjohjeje për
rektorin, i cili me aktin e tij nderon
veç Kryepiskopit edhe Kishën, të
cilën ai kryeson dhe çdo anëtar të
saj të përulur, Fortlumturia e Tij
Anastasi do t’i referohej në thelb
çështjes së koncepteve të gjithë-
përfshirjes, globalizmit dhe ndërko-
mbëtarizimit, nën këndvështrimin
e theologjisë orthodhokse, fjalë që
u ndoq me shumë interesim nga
studentët dhe studiuesit e theo-
logjisë. Në të Kryepiskopi theksoi
përfndimin e rëndësishëm, që për
Orthodhoksët është detyrë të luten
për të gjithë botën, gjë që në fund
të fundit u imponon atyre të kenë
një ide totale dhe ekumenike,
sikundër Perëndia ynë, Zoti lisu
Krisht na mësoi. Dhe, duke kujtuar
Vijon në faqen 6
traditën e madhe të ierapostujve të
mëdhenj dhe të shenjtorëve rusë,
Fortlumturia e Tij nënvizoi rën-
dësinë e vazhdimit të kësaj tradite.
Të nesërmen në panairin e
Shën Sergejit, në Manastir u ce-
lebrua Liturgjia Hyjnore, e kry-
esuar nga Kryepiskopi i Tiranës
dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi
dhe Patriku i Moskës dhe i gjithë
Rusisë Aleksi II. Bashkëmeshuan
gjithashtu pjesa më e madhe e
Sinodit të Shenjtë të Kishës Ruse,
si dhe anëtarët e tjerë të delegac-
ionit, Mitropoliti i Korçës Imzot
Joani, At Jani e ierodhijakon Ko-
Vizitë historike në Kishën Motër të Rusisë
zmai. Në këtë panair madhështor,
me pjesëmarrës mijëra besimtarë
nga gjitha krahinat e Rusisë, ishte
një përvojë unikale të ndodheshe
midis atij ndriçimi të traditës or
thodhokse dhe të ndieje emocionin
e bashkëmeshimit të dy hierarkëve
dhe të kaq shumë mitropolitësh,
episkopësh, igumenësh etj. Dhje-
tëra besimtarë rusë kunguan nga
duart e Kryepiskopit Anastas, si
një çast shumë i bukur dhe një
kujtim i vazhdueshëm lutjeje për
orthodhoksët e të gjithë botës.
Në drekën zyrtare, që Patriku
shtroi në rezidencën e Tij në Ma
nastirin e Shën Sergejit, në prani
të mbi 50 hierarkëve të lartë të të
gjitha eparkive kishtare, u këmby-
en rishtazi ^alimet e përshëndetjes
të të dy klerikëve të Kishave tona
(shih faq. 1, 6 – 7), si dhe dhurata
simbolike. Kryepiskopi, gjithashtu
i bëri ftesën e rastit Patrikut Aleksi
II, që në një kohë të përshtatshme,
të bëjë një vizitë në Kishën Ortho
dhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite (4 – 8 tetor
‘98), Patriku Aleksi II i akordoi
Kryepiskopit Anastas Urdhërin
më të larëtë të Kishës Ruse,
Kryqin e Artë të Shën Vladimirit.
Në aeroport Kryepiskopi u per
coll sërish me dashuri nga Mitro
politi i Kruticas dhe Kolonas, Ju-
venali, nga sekretari i Sinodit të
Kishës Ruse, Arqipiskopi Sergei,
nga Arqipiskopi Klini .etj.
Kjo vizitë ishte jo vetëm një
gëzim i madh, por dhe një bekim
në rrugën e njohjes së Kishës sonë,
rrezatimit të Kreut të saj, forcimit
të lidhjeve vëllazërore me Kishat
motra e vëllezërit orthodhoksë, për
t’i dhënë një përmasë tjetër shumë
të rëndësishme jetës eukaristike që
zhvillohet në trevat tona.