EmailFacebookKontakt

Vidhet ikona e Sopikut, besimtarët: “Do kthehet!”

Përsëri dhunohet një objekt kulti
Vidhet ikona e Sopikut,
besimtarët: “Do kthehet!”
Përsëri vidhet një ikonë,
pësëri dhunohet një objekt
kulti orthodhoks. Për, fat të
keq, dukuri të tilla janë shtuar
shumë në vitet e fundit, duke
nisur nga dëmtimi i afreskeve
në Voskopojë e det’i tek bomba
në Shkodër apo
tek djegia e Kishës
së Vunoit. Do do-
nim të besonim, që
ato të ishin ueçse
vepra kriminale
dhe të mos fshi-
hnin probleme më
të mprehta, të im-
portuara.
Më poshtë, po
japim një artikull
të botuar në “Ga-
zeta Shqiptare”, i
cili flet për uje-
dhjen e ikonës në
Kishën e Sopikut,
por edhe për bë-
simiii e thellë të
banorëve.
“Shën Maria e fjetur”
do të kthehet. Nuk është be-
simi i instancave që merren
me hetime, grabitjesh apo
vjedhjesh të veprave të artit,
por janë banorët e fshatit të
Sopikut, që shprehen pothuaj
të bindur, se ikona e vjedhur
do t’i rikthehet kishës së tyre.
“Shën Maria është çudi-
bërëse, madje është tmerri i
grabitësve të saj.”
Një nga ikonat më të
çmuara të kishës orthodhokse
të Sopikut, që javën që shkoi
nuk ndodhet më në vendin e
saj. Nga kisha e fshatit Sopik,
50 kilometra larg ‘Gjiroka-
strës, “Shën Maria e fjetur”
vidhet për herë të katërt. Të
tre herët e mëparshme ajo
është rikthyer në kishë.
Gjithmonë diçka i ka ndodhur
grabitësit të saj dhe ky vetë
më pas e ka çuar në derën e
kishës. Madje, thuhet se 5 vjet
më parë, kur u dogj ikonostasi
ku ishte vendosur ikona, kjo
e fundit nuk pësoi asgjë nga
zjarri. Nuk është legjendë, por
e vërtetë: Banorët e Sopikut
tregojnë se në vitin 1997
ikona u vodh. Më vonë morën
Një nga afresket e dëmtuara në Voskopojë në vitin 1996.
vesh se grabitësi u çmend dhe
në fillim të prillit, ditën e
Ngjalljes së Krishtit, ikona u
kthye. Po kështu ka ndodhur
edhe pas vjedhjes tjetër. Në 15
gusht, të po këtij viti, për
Fjetjen e Shën Marisë erdhi
Kryepiskopi Anastas për të
bërë Liturgjinë. Gjatë festës
më të madhe në jug, ikona e
famshme u rikthye përsëri.
Tashmë ende në duart e
grabitësit, besimtarët ortho-
dhoksë janë të mendimit se do
të jetë vetë Shën Maria me
Krishtin që do ta gjejnë, nuk
dihet se si, rrugën e rikthimit
për në kishën e vet. “Ikona
duhet të jetë aty dhe, si ka
ardhur gjithmonë, do të vijë
edhe këtë radhë.”
Kisha e Sopikut është
ndërtuar nga Ali Pashë Te-
pelena. Sipas legjendës, thu­
het, se kur erdhët turqit,
banorët e fshehën Ali Pashën
në një fuçi dhe ky ua shpë-
rbleu këtë, duke u ndërtuar
një kishë. Në këtë kishë, “kd
Qetur” edhe ikona e “Fjetjes së
Shën Marisë”. Paraqitja e saj
është një mrekulli e duarve të
mjeshtrit që e ka bërë. Ajo
është e gdhendur në dru dhe
tredimensionale: 120 me 90
dhe 80 centimetra. E punuar
me harqe dhe kubatura, ikona
ka ngjyrë kafe në të verdhë.
Për nga vlerat që ka, ajo është
konsideruar monument ku-
Iture.
Vjedhja e objekteve të
tilla me vlera, gjatë kohërave
ka qenë një dukuri, por mbi
të gjitha, vitet e fundit është
bërë më e dukshme. Shumë
vlera të tilla kanë humbur në
Shqipëri, shumë prej tyre nuk
janë gjendur, madje as që
shpresohet. Mes tyre ka që ja-
në rikthyer në destinacion;
muzeume, kisha etj. “Shën
Maria e Çetur”, është tashmë
në listën e objekteve të grabi-
tura, por gjithsesi ajo i ka lënë
me shpresë besimtarët: “Ajo
nuk është si gjithë të tjerat.”
Ikona mendohet se nuk do t’i
lerë të qetë grabitësit e saj.