JVlonologu i besimtarit
Më e larta DITURI është fjala PERENDI,
që e ndiejmë në shpirt unë dhe ti.
E shohim misterin që na rrethon,
hapsirën pafund dhe botën tonë
Dijetarë, shkencëtarë, e astronomë
asnjë mendje sado e hollë nuk e shpjegon.
Kjo qënie është padyshim
Krijuesi i Gjithësisë në amshim
i përhershëm, pa fillim e pambarim.
Deri këtu arrin logjika njerëzore,
më tej na pushton misteri fuqisë
Hyjnore.
Kush në asgjë nuk beson,
mbetet si anija pa timon!
Të falem o Zot, Perëndi e vërtetë
i vetmi pafillim e pambarim në jetë.
JosifAndoni