NGA BOTA E KRISHTERE _►
Mbresa të pashlyeshme nga Mali i Shenjtë
Në fillim të shtatorit, një grup kle-
rikësh dhe laikësh bëmë një vizitë në
disa manastire të Malit të Shenjtë. Kë-
shtu, të hënën, 7 shtator, u nisëm nga
Shqipëria ndërsa të martën, u nisëm
që herët në mëngjes për në portin e bu-
kur të Uranopolit, nga hyhet për në Ma
lin e Shenjtë (vetëm në rrugë detare).
Aty hipëm në tragetin, i cili çdo 15-20
min. ndalon në limanet e vogla të ma-
nastireve, ku zbresin dhjetëra besim-
tarë. Gjatë gjithë rrugës mahnitesh me
pamjet e mrekullueshme të manasti-
reve grekë, rusë, bullgarë etj., disa prej
të cilëve ngrihen thikë mbi det dhe të
imponqjnë respekt të thellë për ata që i
ndëituan dhe për murgjit e përulur që
shërbejnë në to. Shkrepjet e aparateve
fotografike nuk kanë të mbaruar…
Mbas një ore e gjysmë udhëtimi
mbërrijmë në Dafni, një port i ndërmje-
tëm, nga ku një anije e vogël na çoi në
mesditë në Manastirin e Shën Grigorit.
Aty na pret me përzemërsi të rrallë
murgu Damaskino, që e flet për bukuri
shqipen, të mësuar kur ka dhënë mësim
në seminarin e Shën Vlashit të Durrësit.
Ai na fton të drekojmë në mensën e ma-
dhe të manastirit. Tavani dhe mjediset
e saj janë prej druri të gdhendiir me mje-
shtëri të rrallë dhe muret të mbushur
me afreske shenjtorësh. Pastaj, u njo-
hëm me mjediset e manastirit, me tara-
cimet e mbjella me pemë frutore e pen-
me, me hidrocentralin e vogël, me shpe-
llat ku kanë jetuar asketët. Në orën
17:30 marrim pjesë në mbrëmësoren e
kryer në kishën kryesore të manastirit,
mbas së cilës ftohemi të darkojmë ba-
shkë me të gjithë murgjit e vizitorët.
Të mërkurën, në orën 4:30 të më-
ngjesit, na zgjojnë tingëllimat melodio-
ze të trarit dhe të këmbanave, që na fto-
jnë të marrim pjesë në shërbesat e më-
ngjesit dhe në Liturgjinë Hyjnore, që në
manastire kryehet çdo ditë. Para largi-
mit na pret e bashkëbisedojmë edhe me
Igumenin Jorgo të Manastirit. Pastaj,
kthehemi sërish në Dafni, ku marrim
autobusin, që na çon në Karies, kryeqë-
ndra e të gjithë Manastireve të Malit të
Shenjtë, nga ku, duke udhëtuar përmes
një natyre të mrekullueshme, shkuam
në fillim në manastirin e Pantokrator.
Pastaj vizituam manastirin e Llavrës
të Madhe. Aty pamë kisha të shumta,
vendin e ajazmës, këmbanaren madhë-
shtore, dhe u lutëm para lipsanëve të
shumtë të shenjtorëve. Në orën 15:30
na pret në zyrën e tij Igumeni Filip, 83-
vjeçar, që me zërin e tij të kumbueshëm
dhe me plot energji na flet për histori-
kun e manastirit dhe na përgëzon për
përparimet e KOASH nën drejtimin e
urtë të Imzot Anastasit. Rreth orës 16
ndahemi me përzemërsi me igumenin
e respektuar dhe nisemi për në
manastirin Iviron, ku na. presin murgj
Në foto:
Manastiret e Simonopetrës
(lart) dhe Shën Grigorit
të shumtë, të vjetër e të rinj në moshë.
Marrim pjesë në mbrëmësoren e zhvi-
lluar në kishën qendrore vetëm nën dri-
tën e qirinjve e të kandileve dhe pastaj
ftohemi për të darkuar në trapezerinë
kryesore.
Të enjten, si çdo ditë, që herët në
mëngjes shkojmë në kishë dhe në orën
08:15 përshëndetemi me murgjit, për
t’u rikthyer në Karies. Aty vizitojmë
Kishën qendrore, që është duke u re-
stauruar, në të cilën ndodhet ikona e
famshme “Aksion Estin”. Pastaj për-
shkojmQqytetin dhe zbresim, gjithmo-
në në këmbë, nëpër një xhade këmbë-
sorësh të rrethuar nga të dy anët me
arra të shumta. Në mes të gjelbërimit
dallojmë Manastirin Kutlumusiu, ku
përfaqësuesi i Igumenit na pret me çi-
Itërsi, duke na informuar për historikun
e këtij manastiri mbresëlënës. Ringjite-
mi në Karies dhe që andej sërish në Da-
fhi.
Që aty, me një automjet të drejtuar
nga një murg i ri, shkojmë në mana
stirin e famshëm të Simonopetrës. Pasi
pushojmë pak, murgu Thanas, shumë
i kulturuar, i zhdërvjellët dhe elokuent,
na çon në bibliotekën fantastike, që
ndodhet në thellësi të shkëmbit, mbi të
cilin ngrihet madhërisht ky manastir
tetëkatësh. Ai na shpjegon me një ora-
tori që të bën për vete, se ajo është e ve-
çantë në të gjithë Ballkanin. Ajo dispo-
non pesëdhjetëmijë libra, katër prej të
cilëve janë ekzemplarë unikalë në të gji-
thë botën.
Murgu Thanas na çon edhe në sa-
llën e vitrinave, ku ndodhe lipsane të
shenjta dhe veshje e sende përdorimi
të shenjtorëve të ndiyshëm. Ai na sho-
qëron në bodrumin e mbajtjes së vajtit
të shenjtë dhe gjen rastin për të na tre-
guar në mënyrë bindëse mrekullinë që
ka ndodhur para disa vjetëve. Murgu
që merrej me mirëmbajtjen e qypave
gjigandë të vajit i tha Igumenit, se
“Eshtë mbaruar vaji i qypit të fundit”.
Igumeni iu përgjigj: “Në këtë manastir
nuk mbarohet kurrë vaji, prandaj shko
dhe shiko mirë edhe njëherë”. Murgu
iu bind dhe pa se.. qypi ishte i mbushur
dhe pastaj i lumturuar, përhapi kudo
lajmin e kësaj mrekullie. Murgu Thanas
ka dhuroi nga një shishe të vogël me
vaj të shenjtëruar, për ta përdorur për
shërimin e sëmundjeve e raste të vega
nta. I papërtuar, ai na çoi edhe në
këmbanaren gjigande, me 21 këmbana,
që nga më e vogla deri te më e madhja
dhe në shpellën, ku ka asketuar murgu
Simon. Më vonë, natën e kaluam në
agripni (për nder të së kremtes të pre-
rjes së kokës së Joan Pagëzorit).
Kjo ceremoni na befasoi me korin
e magjepshëm, shumë melodioz e
harmonik të murgjve të moshave nga
më të ndryshme të këtij manastiri
mbrësëlënës, ku shërbejnë jo vetëm
murgj grekë, por edhe të shumë vendeve
të ndiyshme të botës, me kulturë shumë
të lartë, fetare dhe të përgjithshme.
Të premten, pas shërbesave të më-
ngjesit na priti zëvendësigumeni Eli
seos e pastaj nisemi për në Dafni dhe
që andej, sërish në Uranqpoli’ Mba-
sdite, përfitojmë nga rasti për të vizituar
në Selanik katedralen e Shën Dhimitrit,
ku falemi para lipsanit të këtij shenjtori
të madh dhe vizitojmë qendrën muzeale
në katakombin e saj. Dhe të shtunën
rikthehemi në vendin tonë të mbushur
me mbresa të pashlyeshme.
ILIA ZAKA