α shenjtorët e muajit
S9MEOM9, THEOCOg 9 R9
(25 janar). Ai kremtohet më 12
tetor, ngaqë data e saktë e
përkujtimit të tij (12 mars) bie
nën hijen e Sarakostisë së
Madhe.
Lindi në vitin 957 në
Paflagoni të Azisë së Vogël.
Prindërit e tij të shquar, Va
sil dhe Evgjeni (në vend tje-
tër: Theofano) e dërguan në
moshë të re pranë xhaxhait
të tij oborrtar në Konstandi-
nopojë që të studionte dhe të
shquhej. U bë oficer i rangut
të lartë, edhe pse këtë gjë
nuk e kishte dhe aq qejf, se-
pse ishte njohur me Simeon
Shpresëtarin, një murg të
Manastirit të Studiut. Pasi
kishte parë dy vegime, u
shkëput krejtësisht nga bota
dhe në moshën 27 vjeçe hyri
si praktikant në Manastirin
e Studiut. Pas një viti u ve-
ndos në Manastirin fqinj të
Shën Mamas, ku u dorëzua
murg (v. 987). Po atë vit, pas
vdekjes së igumenit Andon,
u zgjodh pasardhës i tij dhe
u dorëzua prift. Shënjtëria,
si edhe mrekullitë e tij,
dhuntia didaktike, mençuria
e tij, shumë shpejt e bënë
manastirin deri atëherë të
parëndësishëm në një qe-
ndër mbarëkristiane. Ringjalli
nga harresa “teorinë” dhe jetën
mistike të Etërve të vjetër dhe
këmbënguli për mundësinë për
të parë Perëndinë, për shkëlqi-
min e “dritës së pakrijuar”. Ai
dallonte tre stade të hyjnizimit:
veprimin (përpjekje për virty-
tin), dijen (njohja e Perëndisë)
dhe theologjinë (teori, pamje e
hyjnores). Në vitin 1012 ai la
drejtimin e vëllazërisë dhe iu
përkushtua jetës hisikastike
dhe të shkruarit. U internua (v.
1019 ose 1020), sepse nderonte
si shenjtor Jerontin e tij tashmë
të fjetur Simeon Shpresëtarin.
U thirr përsëri shumë shpejt,
por ai nuk donte të braktiste
manastirin e ri të Shën Mari-
nës që kishte ngritur në vendin
e internimit. Fjeti në vitin
1035. Përvoja direkte personale
e Perëndisë dhe shkrimet e tij
të shkëlqyera (Himne të dashu-
rive hyjnore, Kapitale, vepra
katekiste, letra, shkrime ku-
ndërshtuese) e bënë atë The-
olog – pas Apostullit Joan (26
shtator) dhe Grigor Nazianzinit