EmailFacebookKontakt

Vepër e përkujdesjes atërore

“VEPER E PERKUJDESJES ATERORE
I Nga përshëndetje e Imzot Melitonit në Fronëzimin e Imzot Joanit
Fortlumturi, Kryepiskopi i Tiranës
g dhe i gjithë Shqipërisë, Z. Anastas.
I dashur Joan, Mitropolit i Korçës së
zgjedhur, vëllezër të dashur!
Z. Joan, kryejmë sot dorëzimin tuaj në epi-
I skop, si Mitropolit i Korçës, si klerik, i afirmuar
I dhe ndërsa përgatitemi të thërrasim Shpirtin
| e Tërëshenjtë, i cili formon tërë institucionin e
I Kishës dhe i afirmon hierarkët dhe klerikët e
| çdo grade, e quaj se ky është rasti, që ne, përfa-
I qësuesit e Patrikanës Ekumenike, vëllai i she-
I njtëi Pergjit, z.Evangjellos dhe përulësia ime,
| që ndërsa mbaron misioni ynë këtu, të trans-
I metojmë disa mendime tonat.
Edhe Kisha Mëmë e Madhe e Krishtit gja-
I të gjithë jetës së saj të gjatë synon gjithnjë me
I gëzim drejt zhvillimit, pjekjes dhe vetadmini-
| strimit të Kishave bija. Natyrisht, si një mëmë
I e dhembshur dhe në bazë të detyrimit dhe të
I drejtës që ka për Kishat e tjera, të cilat ndo-
I dhen në nevojë dhe në rrethana të vështira,
I ndjek me interesim vështirësitë dhe ofron, kur
I është e domosdoshme, ndihmesën e saj për
I zhvillimin e tyre më të mirë, për kapërcimin e
I vështirësive dhe menjëherë, sapo të realizohet
I rimëkëmbja dhe ringritja e Kishës bijë, me
| kënaqësi të madhe e vendos atë në vendin e
1 motrës së dashur dhe bashkëpunon me të si
një bashkëpunëtore e pjekur.
Në rastin konkret të Kishës së Shenjtë Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë, është e njohur
se para disa vitesh ajo u gjet e çorganizuar, pa
episkopë e Kryepiskop, me shumë pak priftërinj,
e kështu kishte nevojë për përkujdesjen amnore.
Ashtu si birin e saj e shëron pas një sëmundjeje
të gjatë dhe të rëndë, Kisha mëmë dhe Patriku i
saj, i paharruari Dhimitër dhe në vazhdim, Pa­
triku i sotëm, Vartholomeu, shpejtuan dhe vendo-
sën në krye të saj, në fillim si eksark edhe më pas
e zgjodhën Kryepiskop, Fortlumturinë e Tij,
Kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë,
Anastasin, vepra kolosale e të cilit i kaloi të gjitha
parashikimet. Kjo vepër e Fortlumturisë është një
vepër e përkujdesjes atërore në të mirë të ngritjes
së Kishës Autoqefale të Shqipërisë, por edhe të
gjithë popullit të dashur Shqiptar, pavarësisht nga
feja, ku secili bën pjesë. Kisha mëmë mendoi dhe
me udhëheqjen e Shpirtit të Shenjtë bëri në këtë
person përzgjedhjen më të mirë, por mendon e
krenohet edhe për ju orthodhoksët besimtarë të
Shqipërisë, që qëndruat në besimin e etërve tuaj.
Si dje edhe sot Kisha mëmë ka zgjatur dorën
e ndihmës për krijimin e Sinodit të Shenjtë të Ki-
shës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në
këtë mënyrë nuk ekziston asnjë hije lidhur me
predispozitat e mira të Kishës mëmë për zhvilli-
min e pavarur të Kishës Orthodhokse Autoqe­
fale, të Shqipërisë, duke u bazuar në forcën e
saj e fuqinë e Kryetarit, Zotit tonë lisu Krisht,
pa pasur nevojë për përkrahje nga askush. Gë-
zimi më i madh për një nënë të mirë është çasti
kur sheh të birin e saj të denjë dhe të aftë për
të drejtuar vetë shtëpinë e tij. Dhe ky çast
arriti për ne, që përfaqësojmë Kishën e Madhe
të Krishtit, Patrikanën Ekumenike.
Zhvillohuni, o bij me Krishtin, duke e
administruar vetë shtëpinë tuaj, duke bërë çdo
gjë të mirë e të pëlqyer te zoti! Çasti është i
madh dhe i bukur. Lavdi dhe përsëri lavdi Pe-
rëndisë, i Cili na fali që të jetojmë këto çaste!
Falenderojmë edhe të gjithë parinë e popullit
shqiptar të dashur, për mirëkuptimin e mbë-
shtetjen e tyre. Përshëndes të gjithë juve, vëlle-
zër dhe bij, duke mbajtur në zemrën tonë në
zemrën e Kishës Mëmë të Konstandinopojës,
si një thesar të paçmuar tuaj., dashurinë tuaj.
Sa për dashurinë tonë, dashurinë e Kishës
sonë mëmë, atë e lamë këtu, sepse nuk kemi
mundësi ta marrim përsëri me vete; dashuria
juaj e ka robëruar atë.
Hiri dhe përdëllimi i Zotit tonë lisu Krisht
dhe bekimi i Tërëshenjtërisë së Tij, Patrikut
Ekumenik Vartholomeut, qoftë gjithmonë me
ju! Amin!