EmailFacebookKontakt

Shën Theodhora e Vastës

Nga shenjtorët e mu^jit
Shën ^heodhora e Vastës
Shën Theodhora ka
jetuar në shek. e X pas
Krishtit dhe ishte me origjinë
nga Peloponesi i Greqisë. Që
në moshë të vogël iu përku-
shtua Isu Krishtit në një ma­
nastir burrash, ku hyri, duke
u paraqitur si burrë dhe nji-
hej si murgu Theodhor. Mbas
katër vjetësh u shpif kundër
saj, sikur ishte ati i një embri-
oni që po rritej në barkun e
një vajze të re. Shenjtorja e
mohoi akuzën, por ndërkohë
nuk e shfaqi se ishte grua.
Nuk e besuan, dhe i dhanë
një afat për të vendosur ose
lënien e rrugës murgjërore
dhe krijimin e familjes ose
dënimin me vdekje. Mbas
mbarimit të afatit të caktuar
i dhanë dënimin me vdekje
mbasi refuzoi të përgjigjej. Në
kohën kur po e çonin në ve­
ndin e ekzekutimit psalte ve-
të shërbesën e varrimit të saj
e i lutej Perëndisë, që flokët
e saj të bëheshin pemë e gja-
ku i saj ujë, që e drejta dhe
nderi i saj të viheshin në vend
me anën e një mënyre hyjnore.
(11 shtator)
Kur pas ekzekutimit xhe-
latët zbuluan se ishte grua, të
gjithë u frikësuan dhe u
tronditën shumë. Atëhere, siç
na e përshkruan dhe tradita, në
atë vend buroi ujë i bollshëm,
• Ikona e Shën Theodhorës dhe kishëza kushtuar asaj, me 17 pemet anekuLlore që
qëndrojnë mrekullisht në çati.
që është si ajazmë. Dhe atje,
në vendin e martirizimit, në
zonën e fshatit Basta të Arka-
disë në Pelopones në shek. XI
pas Krishtit u ndërtua kisha e
vogël e saj, e cila përbën një
dukuri të pakrahasueshme.
Sipër çatisë së saj ka 17 pemë
të mëdha e të larta, të cilat
megjithëse mbahen, duke
mos patur pothuajse fare
rrënjë, nuk bien, pavarësisht
nga erërat e forta që fryjnë.
Në këtë kishë të vogël janë
bërë shumë mrekullira.
Oshënarja e virgjër
martire festohet të martën
pas Pashkës, si dhe në 16
gusht.