EmailFacebookKontakt

Himnologjia Orthodhokse

Himnologjia Orthodhokse
Himnet e Kishës kanë emra të ndryshëm, që varen nga
përmbajtja e tyre, nga mënyra dhe koha kur këndohen, st dhe
nga fjalët, me të cilat ato ftllojnë. Emrat më të njohur janë:
(Vijon nga qershort )
6. Ipakoi është një himn, me
anën e të cilit u jepet lajmi i mirë
i Ngjalljes së Krishtit grave
miroprurëse, apostujve dhe tërë
botës. Prandaj duhet të dëgjohet
me vëmendje të madhe, siç është
përkthimi i fjalës ipakoh. Noli e
përkthen me terrain “dëgjim”.
7. Andifonët janë vargje të zgje-
dhura nga Psaltiri ose nga pjesët
e tjera të Shkrimit të Shenjtë dhe
që psalen me radhë, herë nga
njëri psalt e herë nga tjetri. Janë
disa llojësh, nga të cilat po
përmendim:
– Andifonët e shkallëve, që psalen
në Shërbesën e Mëngjesit. Më të
shumtat e tyre janë kompozuar nga
Joan Damaskinoi. Noli përdor
terrain “Shkallesa”
– Andifonët e Ngjalljes, që pë-
rbëhen nga psalmet 102 dhe 125
dhe që zakonisht psalen të die-
lave gjatë Meshës.
8. Kanoni është një lloj poeme,
që përbëhet prej më shumë
troparesh, të kompozuar sipas
disa rregullave të veçanta, me
numër dhe masë të përcaktuar,
të cilat përbëjnë një unitet më ve-
te. Zakonisht, kanoni përbëhet
nga nëntë ode. Por, ka kanone
dhe me katër, tre ose dhe dy ode.
Çdo ode e kanonit ka një irmos
dhe më shumë tropare. Sipas
irmosit, që rrjedh nga folja eirw
= lidh, bashkoj, psalen dhe
troparet e tjerë të odes. Ka shu-
më lloje kanonesh, sipas idesë
kryesore që ata përmbajnë: kë-
shtu ka kanone të Ngjalljes, të
Hyjlindëses, të Kryqit, të Trinisë
së Shenjtë e të tjerë. Në krye të
çdo kanoni, në gjuhën greke
është vënë një akrostih, në të
cilin shprehet ose emri i autorit
të kanonit, ose përmbajtja shku-
rtimisht e të kremtes ose shkr-
onjat fillestare të troparëve. Në
krye të çdo ode vihet dhe nga një
irmos i veçantë, që quhet Kata-
vasi (= zbritje), sepse në kohë të
vjetra këtë himn psaltët e kë-
ndonin në mes të kishës, dukë
zbritur nga fronet e tyre. Noli i
quan “zbritësore”.
(Vijon)