EmailFacebookKontakt

Të mësojmë lutjet tona

Të mësojmë lutjet tona
tMëstme te Perëndinieriut,
Zotit tone fjisu 9(risfi.t
Shikoni të mos gënjeheni; se
shumë do të vijnë në emrin tim,
duke thënë: Unë jam dhe koha
erdhi. Prandaj, mos shkoni pas tyre.
Dhe kur të dëgjoni për luftëra e
trazira, mos u tronditni; se këto
gjëra duhet të bëhen më përpara;
por fundi nuk do të vijë menjëherë.
Atëherë u tha atyre: Do të ngrihet
komb kundër kombi dhe mbretëri
kundër mbretërie; Tërmete të
mëdha, zi buke dhe epidemi do të
ketë në vende të ndryshme; do të
ketë dukuri të frikshme dhe shenja
të mëdha nga qielli. Po para të gjitha
këtyre, do të venë dorë mbi ju e do
t’ju përndjekin, duke ju dorëzuar
nëpër sinagoga e burgje, duke ju
nxjerrë përpara mbretërish e
sundimtarësh, për shkak të emrit tim. Dhe kjo do të shërbejë si
dëshmi për ju. Vëreni në zemrat tuaja të mos mendoni që më përpara
se si do të mbroheni. Sepse unë do tju jap gojë e urtësi, të cilave as
mund t’u rezistojnë, as t’u kundërshtojnë të gjithë kundërshtarët
tuaj. Dhe do të dorëzoheni deri dhe nga prindër, dhe të afërm, dhe
miq dhe vëllezër; disa nga ju do t’i vrasin; e do të urreheni nga të
gjithë për emrin tim. Por, asnjë flje floku nuk do të humbasë nga
koka juaj. Me durimin tuaj do të iitoni shpirtrat tuaj.
Link 21: 8-19
Psalmi 47
Psalm ode për bijtë e Koreut.
(Këndohej ditën e dytë të javës).
1 madh është Zoti dhe fort i laodëruar, në qytetin
e Perëndisë tonë, mbi matin e shenjtërisë së tij, që është
ngazëllim me rrënjë të thella i tërë dheut.
Malet e Sionit, brinjët e veriut, qyteti i mbretit të
madh.
Në pallatet e tij është i njohur Perëndia, se ai e
mbështet.
Se ja, mbretërit e dheut u mblodhën, përpara
shkuan bashkë.
Ata sapo e panë kështu, mbetën të mahnitur, të
hutuar, në arrati u ounë, frika i zuri; dhimbje si të një
gruaje që lind.
Me erëra të stuhishme do të dërrmosh anijet e
Tarsiue.
Siç kemi dëgjuar, ashtu e pamë në qytetin e Zotit
të fuqive, në qytetin e Perëndisë tonë.
Perëndia e themeloi atë për jetë.
O Perëndi, përdëllimin tënd sollën ndërmend në
mes të popullit tënd.
O Perëndi, siç është emri yt, i tillë është lavdërimi
yt deri në skajet e tokës; e djathta jote është plot me
drejtësi.
Le të gëzohet mali i Sionit, le të ngazëllohen bijat
e Judesë nga gjykimet e tua, o Zot.
Rrethoni Sionin, dhe oëzhgojeni atë, tregoni
kullat e tij.
Mendoni me zemrat tuaja fuqinë e tij dhe
oështroni kullat e tij, që t’ ia tregoni brezit të ardhshëm.
Se ky është Perëndia ynë në jetë e në jetë të jetëve;
ai do të na udhëheqë për jetë.