Berat
Kremtim në Vodicë
Sipas traditës të Beratit, be-
simtarët orthodhoksë 15 gushtin,
të kremten e Fjetjes së Hyjlindë-
ses të Shenjtë, e festuan gëzue-
shëm në Kishën e rindërtuar në
katundin Vodicë. Me dhjetëra
familje erdhën qysh në mbrëmje,
ku pas Mbrëmësores, të bërë nga
At Petraq Simsija, vazhduan duke
iu lutur dhe falenderuar Zotin.
Të nesërmen, që herët në
mëngjes, me qindra besimtarë, të
ardhur me autobusë, furgonë e
makina personale, mbushën Ki-
shën dhe sheshin përr -th. Mbas
Meshës, besimtaret g± ope-grupe
ndenjën deri mbas dite, siç është
tradita.
Duhet falenderuar edhe
policia e Beratit, për faktin se, si
gjatë natës dhe ditës së të
kremtes, pati qetësi të plotë dhe
nuk kishte asnjë problem.
Q. Stefani