EmailFacebookKontakt

Veprime të tilla nuk e dëmtojnë dot Orthodhoksinë

“Veprime të tilla nuk e dëmtojnë dot Orthodhoksinë”
Shoqata e bashkimit të
orthodhoksëve shqiptarë Fan. S.
Noli, Korçë, kërkon nga organet
kompetente për të zbuluar sa më
parë minimin e Kishës Ortho-
dhokse të Shkodrës.
Kjo vepër terroriste dhe
çnjerëzore ka tronditur jo vetëm
shoqatën tonë, por edhe gjithë or-
thodhoksët shqiptarë. Fakti që të
treja komunitetet fetare të Shqi-
përisë jetojnë harmonisht me
njëra – tjetrën, na bën të mendoj-
më se një forcë e jashme ka nxi-
tur këtë dorë terroriste, me që-
llim që të na futë në konflikt me
vëllezërit tanë.
Kushdo që fshihet prapa
kësaj dore terroriste do të gjy-
kohet përpara Zotit, por Zoti
njeridashës dhe zemërgjerë lë
hapësira për t’u penduar. Ne si
shoqatë lutemi: Fali o Zot se nuk
dinë se çbëjnë.
Mos mendojnë këta njerëz se
me këto veprime do të dëmtojnë
orthodhoksinë. Mund të prishet
një Kishë, por dhjetëra e dhjetëra
të tjera ngrihen. Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale e Shqipërisë
e drejtuar nga Kryepiskopi i saj
Anastas forcohet çdo ditë e më
shumë dhe krijimi i Sinodit të
Shenjtë është arritja më e ma-
dhe e Orthodhoksisë Shqiptare.
Shoqata e Bashkimit të
orthodhoksëve shqiptarë,
“Fan Noli”, Korçë