EmailFacebookKontakt

Seminaristët mbarojnë një program katekizmi me 190 pagëzime

Seminaristët mbarojnë një program katekizmi
me 190 pagëzime
Tetëmbëdhjetë studentë nga shkolla
Teologjike Hieraike “Ngjallja e Krishtit” në
Shën Vlash, Durrës, kanë mbaruar kohët e
fundit një program të gjerë katekizmi. Semi-
naristët vepruan të ndarë në 4 grupe, duke
mbuluar tre zona: Myzeqenë, Shpatin dhe
Korçën. Për një muaj ata vizituan 11 fshatra,
duke dhënë mësim katekizmi, mësuan këngë
fetare dhe realizuan lojëra të ndryshme me
rreth 450 fëmijë dhe të rinj. Ky projekt afroi
një dëshmi të besimit tonë në fshatra, ku
mësime të tilla dhe përgatitja për pagëzim
kishin munguar më parë.
Në javën e fundit, në këto fshatra
shkuan edhe priftërinj nga zona të aferta,
të cilët pagëzuan me shumë se 190 fëmijë.
Pagëzimi më i gjerë u bë në detin Adriatik,
afër fshatit Seman dhe manastirit të lashtë
të Apolonisë, ku priftërinjtë nga fshatrat
fqinje pagëzuan 95 vetë. Po kështu, në
zonën malore të Shpatit afër Elbasanit, ku
u pagëzuan 60 fëmijë. Dhe së fundi, grupi
që ishte në zonën e Korçës, e përfundoi
katekizmin me 35 pagëzime.