EmailFacebookKontakt

Letër fëmijës që vrava

Letër fëmijës
që vrava
Një e krishterë zuiceranë,
e quajtur Patricia, në vitet e
rinisë së sajpreferoi abortin e
shtyrë nga urrejtja për
shoqërinë ndaj nënës së
pamartuar. Sot, me më tepër
uite në shpinë dhe pjekuri
mendimi, e dërrmuar nga ai
krim, vendosi për të shkruar
këtë letër, drejtuar shpirtit të
pavdekshëm të foshnjës së saj:
“Biri im shumë i dashur.
Prej shumë kohësh dua të të them atë që kam
brenda në zemrën time. Falmë, thesari im, që nuk të
lashë të shohësh dritën. Erdhe të banosh në trupin
tim, të bëhesh lumturia ime, rreze dielli e jetës sime.
Sikur ta dije sa fatkeqejam sot që nuk je pranë meje.
Për fat të keq, atëhere nuk të konsiderova person.
Të shihja si fatkeqësi, si shkatërrim, si padrejtësi.
Sa turpërohem sot. Nuk do të mësoja kurrë nëse ishe
djalë apo vajzë. Do dëshiroja shumë të të shtrëngoja
në prehërin tim dhe të të them se të dua. Ndërsa unë
zgjodha në vend të jetës-vdekjen, në vend të dritës-
errësirën, rashë në kurthin e djallit, ndërsa ti ishe
dhuratë e Perëndisë. Erdhe të më mësosh lumturinë,
dhuratën , gëzimin. Duke të vrarë ty, vrava edhe
veten. Sot jam e sëmurë, fatkeqe, e veçuar. Megjithë-
këtë mendoj, se t’i shijon dritën e Perëndisë. Ai të
hapi prehërin e Tij, ndërsa unë të refuzova timin.
Pra, të lutem, biri im i dashur, nëse kam të drejtë të
të quaj kështu, lutu për mua, bëj agripni pranë meje,
më ndihmo në këto orë të vështira. Jam e bindur se
je engjell që psall madheshtitë e Perëndisë.
Besoj se kam ende mision për të zbatuar në tokë.
Më ndihmo që të shpërndaj përreth dashurinë dhe
dhembshurinë, që të refuzova ty. Dëshira ime e
zjarrtë është që kur të largohem nga kjo botë dhe të
kthehem tek krijuesi im, të të shtrëngoj, së fundi, në
prehërin tim, brendapafundësinë sëpërjetësisë. Tani
të shtrëngoj në zemrën time, me mendimin tim.
Nëna jote