ANETARET ERINJ TE SINODIT TE SHENJTE
Mitropoliti i Beratit,
Imzot Ignati
Mitropoliti i Korçës,
Imzot Joani
Episkopi iApolonisë,
Imzot Kozmai
Hirësia e Tij, Mitropolit i
Beratit, Vlorës dhe Kaninës,
Imzot Ignati (Trianti), është
arvanitas me origjinë nga Thiva, ku
lindi më 1934 dhe zotëron gjuhën
shqipe. Studioi në Shkollën kishtare
Patmiadha, si dhe në Fakultetin Teo-
logjik të Universitetit të Athinës.
Eshtë diplomuar, gjithashtu edhe në
Konservatorin e Pireut. Ka shërbyer
si predikues dhe si mësimdhënës laik
në Kryepiskopatën e Shenjtë të Athi-
nës.
Më 1967 u dorëzua dhiak dhe prift
nga Mitropoliti i Thivës dhe
Livadhjasë, Nikodhimi, dhe shërbeu si
meshtar në Kishën Katedrale dhe si
Epitrop Arkihieratik i Thivës (1967 –
1972), Igumen i manastireve të shenjtë
“Oshënar Lluka”, të Livadhias (1968 –
76) dhe “Oshënar Serafini” të Dhomvus
(1975 – 1996), predikues (1972 – 1992)
dhe at shpirtëror i asaj Mitropolie (1962
– 1996).
Ka shkruar koleksionin me tre
vëllime “Poezitë e kallogjerit” dhe librat:
“Përulësia sipas shkrimit të Shenjtë
dhe Etërve të Kishës”, ndërsa për librin
e tij të fundit: “Jerondi i Patmos,
jeromonaku Amfilopios Makri”, u
nderua nga Akademia e Athinës.
Më 24 qershor 1992 u zgjodh nga
Sinodi i Shenjtë i Patrikanës Eku-
menike si Mitropolit i Beratit, Vlorës
dhe Kaninës.
U dorëzua Episkop më 27 qershor
1996 dhe u fronëzua nga Kryepiskopi,
Fortlumturia e Tij Anastasi, më 18
korrik 1998.
Hirësia e Tij, Mitropoliti i
Korçës, Imzot Joani (Pelushi), u lind
në Tiranë, më 1 janar 1956. Që nga fundi
i viteve ‘70, ai u njoh dhe u lidh me
besimtarë që e vazhdonin veprimtarinë
edhe në kushtet e ndalimit të fesë, si
teologun dhe specialists e përkushtuar të
monumenteve orthodhokse të kultit,
Theofan Popën në Tiranë, në Korçë me
motrat shpresëtare Cico dhe më pas me
At Kozma Qirion, i cili e pagëzoi në
fshehtësi.
Në vitin 1990 Imzot Joani shkoi në
SHBA dhe kreu studime të larta teologjike
në Fakultetin e Kryqit të Nderuar (Holy
Cross Orthodhoks Scool of Theology), në
Boston. Kur ishte student ai hyri në
kontakt me Fortlumturinë e Tij,
Kryepiskopin Anastas, i cili u bë ati i tij
shpirtëror. Më 1993 u gradua nga kjo
shkollë me një master në studimet
teologjike dhe në shtator u kthye në
Shqipëri, ku filloi të kontribuojë, duke
dhënë mësim në Seminarin Teologjik.Më
27 shkurt 1994 u hirotonis në dhiak nga
Kryepiskopi Anastas dhe më 4 dhjetor
1994, në prift.
Më 1995 u kthye në SHBA, për të ndje-
kur studimet pasuniversitare në Fa
kultetin e Kryqit të Nderuar, me bursë nga
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë dhe në vitin 1996 mori masterin e
dytë. Më 19 nëntor 1996 Imzot Joani mori
titullin Arkimandiit.
Hirësia e Tij, Imzot Joani, ka përk-
thyer në shqip disa libra teologjike dhe
ka botuar shumë artikuj në gazetën
“Ngjallja” etj.
Më 18 korrik 1998 Imzot Joani u hiro
tonis nga Kryepiskopi Anastas, Hirësia e
Tij, Imzot Melitoni dhe Imzot Ignati dhe më
20 korrik u fronëzua, si Mitropolit i Korçës.
Hirësia e Tij, Episkopi i
Apolonisë, Imzot Kozmai (Qirjo),
u lind në Bestrovë të Vlorës, më 1922.
Pasi bëri shkollën në fshatrat Nartë dhe
Armen, u mor me punë të ndryshme.
Në prill 1946 u hirotonis në prift nga
Imzot Visarioni, duke shërbyer deri në
mbylljen e kishave, më 1967. Por edhe
pas kësaj, në fshehtësi, nuk i ndërpreu
për asnjë çast Shërbesat e Shenjta, jo
vetëm në Vlorë, por edhe në qytete të
tjera, si në Korçë, Tiranë etj., ku ishte
në lidhje të ngushta me të gjithë ata
besimtarë që guxuan të sfidonin
ateizmin e imponuar të shtetit komu-
nist.
Hapjen sërish të kishave më 1991
Imzot Kozmai e priti me gëzim të pa-
rrëfyer dhe, duke falenderuar nxehtë-
sisht Perëndinë, që i dha mundësinë të
rivishte rrobën e nderuar të klerikut
orthodhoks.
Ardhja e Fortlumturisë së Tij
Anastasit, ishte një çast i shënuar, jo
vetëm për rimëkëmbjen e shpejtë të
Orthodhoksisë shqiptare, por edhe se-
pse i dha mundësinë që të jepte përvo-
jën e tij, sa në seminar aq edhe në
Këshillin e Përgjithshëm Kishtar etj. Më
pas ai u bë Ikonom Stavrofor dhe gjatë
gjithë këtyre viteve ka qenë Zëvendës
episkopal për Dioqezën e Beratit.
Më 23 korrik, pasi nënshkroi së
bashku me priftëreshën premtimin e
tërheqjes nga jeta e përbashkët (siç e
kërkojnë kanonet përkatëse të Kishës
sonë), Hirësia e Tij Imzot Kozmai u hi
rotonis në Episkop të Apolonisë nga
Kryepiskopi Anastas, Imzot Ignati dhe
Imzot Joani.