Nga shërbesa e Hirotonisjes së Imzot Joanit,
MitropolrtiKoi^ës
“Plotësim i një ëndrre
dhe dëshire të zjarrtë”
– Më 20 korrik në Tiranë, u krye hirotonia në 1
Të hënën, më 20 korrik, në
Kishën Katedrale “Ungjillizimi i
Hyjlindëses”, në Tiranë, nën dre-
jtimin e Fortlumturisë së Tij, Krye-
piskopit Anastas, u krye hirotonia në
episkop e Hirësisë së Tij, Imzot Joa
nit (Pelushit), Mitrop olit i ri i Korçës.
Bashkë me Kryepiskopin, shërbesën
e kryen edhe Hirësia e Tij, Imzot
MelPon Mitropolit i Filadelfias dhe
përfaqësues i Patrikut Ekumenik
dhe Mitropoliti i Beratit, Hirësia e
Tij, Imzot Ignati. Merrnin pjesë be-
simtarë e klerikë nga Tirana, por
edhe nga Korça, anëtarë të shoqatave
orthodhokse që veprojnë në Kishën
tonë etj.
Pas hirotonisë, folën Kryepi
skopi Anastas dhe Hirësia θ’ Tij Me-
litoni, që solli përshëndetjet e Pa
trikut Ekumenik, ndërsa Mitropoliti
i ri i falenderoi të pranishmit për
pjesëmarrjen dhe mbështetjen që i
kanë dhënë.
Të shtunën, 25 korrik, besim-
tarët e Korçës ishin në festë: do bëhej
fronëzimi i Mitropolitit të tyre. Pas
kaq e kaq dekadash, plotësohej kë-
shtu një ëndërr dhe dëshirë e zjarrtë,
të cilën Kryepiskopi ua kishte prem-
tuar që në fillim se do t’ua realizonte
dhe e kreu, duke u dërguar birin e tij
shpirtëror dhe shumë të përgatitur
për të përballuar këtë detyrë të
vështirë, Imzot Joanin.
Qindra besimtarë kishin dalë për
ta pritur Mitropolitin e Korçës në she-
shin përpara Katedrales së re të
Ngjalljes, e që andej, në një proçesion
të gjatë, u drejtuan për në Kishën
“Burimi jetëdhënës”, ku Kryepiskopi
Anastas, në prani të Imzot Ignatit dhe
klerikëve e besimtarëve nga e gjithë
dioqeza, paraqiti Mitropolitin e ri,
Imzot Joanin, paraqitje që u shoqërua
nga thirrjet e fuqishme “I denjë”!
Më pas folën Kryepiskopi
Anastas, Protopresviter Jani Tre-
bicka dhe në fund përshëndeti Mi
tropoliti i ri i Korçës, Hirësia e Tij,
Imzot Joani.