Ngjarje e shënuar për Kishën tone:
U FORMUA SINODII SHENJTE
i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
– Përbëhet nga Kryepiskopi i Tiranës, i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot
Anastasi, Mitropoliti i Beratit Imzot Ignati, Mitropoliti i Korçës Imzot Joani
dhe Episkopi i Apolonisë Imzot Kozmai –
Sinodi i Shenjtë i
Kishës sonë (nga
e majta në të
djathtë): Imzot
Kozmai, Imzot
Ignati, Kryepi
skopi Anastas,
Imzot Joani, si
dhe kryesekre-
tari i Sinodit,
Protopresviter At
Joan Trebicka
Pas bisedimeve të gjata
ndërmjet përfaqësuesve të
Patrikanës Ekumenike, të Ki-
shës së Shqipërisë dhe auto-
riteteve shqiptare, u formua
me Hirin e Perëndishëm, Si
nodi i Shenjtë i Kishës Ortho
dhokse Autoqefale të Shqipë-
risë. Të shtunën, më 18 ko-
rrik, u bë në qytetin e Beratit
fronëzimi i Hirësisë së Tij,
Mitropolitit të Beratit, Vlorës
dhe Kaninës, Ignatit (64 vjeç),
i cili rrjedh nga një familje
arvanitase dhe flet gjuhën
shqipe – nga Fortlumturia e
Tij, Kryepiskopi i Tiranës,
Durrësit dhe i gjithë Shqipë-
risë, Imzot Anastasi dhe nga
përfaqësuesit e Patrikanës
Ekumenike, Eminenca e Tij,
Mitropoliti i Pergjit, Evangje-
los dhe Eminenca e Tij, Mitro
politi i Filadelfias, Melitoni.
Po atë mbasdite, Fortlu
mturia e Tij, Kryepiskopi
Anastas dhe Hirësia e Tij Mi
tropoliti i Beratit Ignati, duke
përbërë bërthamën e parë të
Sinodit të Shenjtë të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, së bashku me dy
Mitropolitët e lartpërmendur,
përfaqësues të Patrikanës
Ekumenike, të cilët që në vi-
tin 1992 morën pjesë në nego-
ciatat me autoritetet shqipta
re, mbajtën në Tiranë Sinodin
e Shenjtë. Gjatë kësaj mble-
dhjeje historike, u shqyrtuan
çështje urgjente të Kishës së
Shqipërisë, u pranuan dorë-
heqjet e parashtruara para
pak kohësh të Hirësisë së Tij,
ish Mitropolitit të Gjiroka-
strës, Aleksandrit dhe të Hi-
rësisë së Tij, ish Mitropolitit
të Korçës, Kristodhulit (të
cilët nuk u pranuan kategori-
kisht nga autoritëtet shqipta
re për shkak të kombësisë)
(Vijon në faqen 12)
U FORMUA SINODI I SHENJTE
i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
(Vijon nga faqja 1)
dhe më pas u zgjodhën dy Hierarkë
shqiptarë.
Mitropolit i Korçës u zgjodh
Arkimandriti Joan Pelushi (43 vjeç),
pedagog dhe nëndrejtor i Akademisë
Teologjike të Kishës së Shqipërisë, i cili
ka mbaruar Fakultetin e Kryqit të
Nderuar (Holy Cross Orthodox School
of Theology), në Boston të Amerikës dhe
kreu studime pasuniversitare në po
këtë Fakultet, dhe Episkop i Apolonisë
u zgjodh Ikonomi Kozma Qirjo (77 vjeç),
i cili gjatë viteve të persekutimit
vazhdonte heroikisht të pagëzonte dhe
të kryente Liturgjinë Hyjnore. Të hënën,
më 20 korrik, në Kishën Katedrale
“Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë,
nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas, me
pjesëmarrjen e një numri të madh
besimtarësh, u bë hirotonia e Mitropolitit
të Korçës dhe të enjten, më 23 korrik, do
të bëhet në të njëjtën Kishë hirotonia e
Episkopit të Apolonisë. Sot u larguan për
në Konstantinopojë përfaqësuesit e
Patrikanës Ekumenike.
Pas zhvillimeve të mësipërme,
Sinodin e Shenjtë të Kishës Orthodhokse
të Shqipërisë, të krijuar nga episkopit
aktivë, e përbëjnë Fortlumturia e Tij
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i
gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi,
Kryetar; Hirësia e Tij, Mitropoliti i
Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Ignati,
Hirësia e Tij, Mitropoliti i Korçës, Joani,
dhe Hirësia e Tij, Episkopi i / polonisë,
Kozmai, anëtarë.
Zgjidhja e këtij problemi të vështirë,
i cili preokupoi për shumë kohë palët, dhe
veçanërisht Orthodhoksët e Shqipërisë,
pati një pranim dhe miratim të
përgjithshëm.
Tiranë, më 21 korrik 1998
KRYEPISKOPATAE HIRESHME