Konferencë ndërorthodhokse
për jubileun e vitit 2000
Nga 17-20 qershor, u
mblodh në Selanik të
Greqisë, Konferenca e
Tretë Ndërortho-
dhokse, për organi-
zimin e kremtimeve të
2 mijë vjetorit të Li-
ndjes së Shpëtimtarit.
Dy konferencat e
mëparshme të Komi-
sionit Koordinues ishin
mbledhur vitin e ka-
luar në Jeruzalem dhe
në Aman të Jordanisë.
Kësaj radhe, në të
njejtën kohë me Ko-
misionin Koordinues, u
mblodhën edhe nën-
komisionet, që mbajtën
referatet për punën e
tyre. Ekzistojnë 6 nën-
komisione:1. Ceremo-
niali; 2. Shkencor; 3. i
Botimeve; 4. i Shtypit
dhe informimit; 5. Fi-
nanciar 6.Artistik.
Festimet do të zgja-
sin afërsisht 1 vit dhe
bashkë me të tjerat, do
të përfshijnë dy ko-
ngrese shumëditëshe
shkencore, koncerte të
muzikës bizantine dhe
fetare, ekspozita anti-
kuaresh, ikonash të
vjetra dhe bashkëkoho-
re, fotografie etj. Do të
bëhen botime librash,
do të ndërtohet një te-
mpull monumental i
Lindjes së Krishti në
Betlehem dhe kremti-
met do të arrijnë ku
lmin me bashkë-
meshimin e Patrikëve
dhe Kryepiskopëve
Orthodhoksë.
Kujtojmë, se bazilika
e lashtë madhështore
në Betlehem, ku në
katin e saj përdhes
ndodhet Shpella e Li-
ndjes së Jisu Krishtit,
u përket Orthodhoksë-
ve.
Këto manifestime do
të bëhen në Tokën e
shenjtë dhe të koor-
dinuara nga të gjitha
Kishat Orthodhokse të
botës së bashku. Por,
gjithashtu, çdo Kishë
do të organizojë parale-
lisht edhe festimet në
vendet e tyre.
Në Konferencën e
Selanikut mori pjesë
edhe një përfaqësi e
Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipëri-
së, e përbërë nga Arqi-
mandritët At Justini
dhe At Joan Pelushi.
Kon’esp. i “Ngjalljes”