Besimtarët na shkruajnë
-N. Marku padit vetveten
Në vazhdën e disa
artikujve që po shkru-
hen kohët e fundit në
disa gazeta, të cilat i
mbajnë ison Nikolla
Markut dhe atyre që
fshihen mbas tij për
problemin e godinës
pranë Kishës në lagjen
Kala në Elbasan, që ta-
shmë është zgjidhur me
mjete ligjore, siç është
artikulli dates 30. 05.
1998 në “Albania” dhe
artikuj antiorthodho-
ksë në fletushkën “55”,
e njohur për frymën e
saj përçarse dhe ekstre-
miste, i kemi dërguar
një artikull përgjigje ga-
zetës “Albania”, që, nga
sa duket, nuk ka pasur
dëshirë ta botojë. Por,
kjo nuk e ndihmon Ma-
rkun, veçse ja nxjerr bo-
jën më keq.
Për të njëjtin problem,
me datën 20. 06. 1998,
“Koha jonë” boton arti-
kullin e një farë Dybelli,
me të njëjtën frymë
antiorthodhokse.
Eshtë e qartë, se
Marku, i mbetur si pe-
shku pa ujë, që nuk njeh
shtet e ligje, si dhe usta-
llarët e tij, kërkon mbë-
shtetje nëpërmjet shkri-
meve të tilla amorfe dhe
pa logjikë. Marku e shi-
kon tashmë se familjet
e nderuara të lagjes Ka
la e jashtë saj, për të ci
lat ai ka vjellë vrer (shih
gazetat “Albania” e
“Republika” datë 2.06.
1998, si dhe fletushkën
“55” e asaj date, të cilat
denigrojnë paturpësisht
personalitete të shqu-
ara të shkencës shqipta-
re, si Prof. Dr. Ylli Po-
pën etj, që u përkasin
familjeve të nderuara të
lagjes Kala), nuk mund
të mbështesin në thi-
rrjet e tij për ndihmë,
sepse e kanë të qartë se
me cilin kanë të bëjnë.
Gjithë komuniteti or-
thodhoks shqiptar dhe
opinioni mbarëkombë-
tar e dinë si u përgatit
Marku para katër vje-
tësh për të penguar ri-
ngjalljen e orthodhoksi-
së dhe punën vetmohu-
ese të Kryepiskopit
Anastas në këtë dre-
jtim.
Qëllimi, për përfitime
personale dhe për të pe
nguar përparimin e
madh të Kishës Ortho-
dhokse, iu ka errur ar-
syen, sa të mos dallojnë
dot të drejtën kanunore
dhe të pronësisë nga
ngjarjet historike. Shu-
më godina, kisha, ma-
nastire e të tjera, prona
shekullore të KOASH-
it, të cilat janë ndërtuar
me kontributin e besim-
tarëve, siç është dhe
rasti i godinës në Elba
san, kanë historinë e ty
re që asnjëherë nuk
është mohuar, por përk-
undrazi është vlerësuar
nga ana e Kishës sonë,
se KOASH-i, përveç
pronësisë mbi to, njeh
dhe vlerëson ngjarjet
historike që lidhen me
këto objekte, siç është
edhe rasti i lartpërme-
ndur në Elbasan. Por
Marku, me qëllimet e tij
perverse dhe djallëzore,
ngatërron historinë me
pronat e Kishës, duke
dashur të bëhet pronar
i paligjshëm dhe të nxje-
rrë prej saj përfitime
personale, ashtu siku-
rse ka vepruar deri më
sot me qiratë që ka ma-
rrë prej saj. Matraxhiu
si pedagog në Unive-
rsitetin e Tiranës duhet
t’a dijë se Kisha ortho-
dhokse ka luajtur një rol
të madh në përhapjen e
arsimit dhe të kulturës
në Shqipëri dhe shkollat
e saj krahas fesë kanë
përhapur edhe dritën e
diturisë, siç e tregon dhe
historia 300 vjeçare e
kësaj shkolle, të cilën
kërkon ta mohojë. Na
vjen keq që injoranca e
këtij pedagogu në këtë
fushë dhe dashakeqësia
e tij arrin kulmin, sa që
përdor ofeza edhe ku-
ndër Prof. Dr. Anasta-
sit, i cili ka investuar
100 mijë dollarë për
restaurimin e godinës, e
cila është destinuar për
t’i shërbyer popullit të
Elbasanit edhe për
ndihmë mjekësore.
Më kot mundohet ky
pedagog si pjesëtar i
grupit të Nikolla Ma
rkut të nxiste trazira
midis besimtarëve dhe
t’i imponohet ligjit me
kërcënimin, se në qytet
do të ketë pasoja të pa-
pëlqyeshme po të mos
plotësohen tekat e tyre,
sepse nuk do t’i pasojë
asnjeri në këtë rrugë të
shtrembër dhe të lerë
kokën, duke ju kundër-
vënë edhe shtetit.
Kalemxhiu i dështuar
Dybeli dhe padagogu i
pa skrupullt Matraxhiu
duhet të mos mbjellin
përçarje midis qyteta-
rëve Elbasanas dhe
duhet ta kenë të qartë
se të gjitha Kishat e
Elbasanit janë prona të
KOASH-it. Artikull-
shkrues të tillë, që
mbjellin përçarje dhe
ndarje klanesh për in-
teresa të ulëta persona
le dhe politike nuk du
het të kenë vend në ma-
smedian tonë.
Një grup
besimtarësh Korçarë
Korçë 21.06. 1998