Ata që punuan për Kishën tonë At Jorgo Papa
At Kostandin Papës nga fshati
Delvinë e Shqerisë së Përme-
tit, më 1870 i lindi një djalë, të
cilin e pagëzoi me emrin Jorgo.
Jorgua që në vegjëli dukej se
do bëhej njeri i mirë, i mbarë,
zemërbardhë. Kurrë nuk zihej
me moshatarët, ndihmonte më
të vegjlit dhe në veçanti të mo-
shuarit. Kur u bë 7-8 vjeç,
shkoi në shkollën e fshatit të
tij , ku dallohej në mësime.
Që kur ishte nxënës në shko-
llë merrte pjesë në psalmën e
Kishës. Babai i tij, At Kosta-
ndini, e nxiste, duke i dhënë
për të kënduar himne fetare.
Shkonte vazhdimisht në Ki-
shë dhe ishte besimtar i
madh. U rrit me frikë Perë-
ndie. Nuk fillonte asnjë punë
pa bëçë kryq dhe këtë ua pre-
dikonte edhe orthodhoksëve
të tjerë, që dhe ata të mos fillo-
nin asnjë punë pa bërë kryqin
e Perëndisë. Ishte njeri i thje-
shtë dhe shumë punëtor, sido-
mos në punët bujqësore.
Mbas vdekjes së të jatit dhe
me bekimin e episkopatës së
Korçës u bë prift dhe shërbeu
mbi 30 vjet në të gjitha kishat
e fshatit zonës dhe në veçanti
në Manastirin e fshatit të tij.
Gjithmonë u karakterizua
nga thjeshtësia dhe se zbato-
nte gjithmonë porositë e she-
njta. Detyrën si prift e ndoqi
me përgjegjësi të madhe mo
rale, sa besimtarët e fshatit e
shihnin mik të ngushtë të fa-
miljeve të tyre. Jorgua zemër-
bardhë mendonte si e si t’u bë-
nte të mira besimtarëve; për
këtë me shpenzimet e familjes
së tij ndërtoi një urë guri me
qemer mbi përroin e fshatit, i
cili në kohën e dimrit ishte i
pakapërcyeshëm. Përveç urës,
me të ardhurat që kish Mana-
stiri, ku ishte famulltar, ndë-
rtoi një mulli më ujë.
Nga familja Papa kanë dalë
katër priftërinj, që i kanë shër-
byer me ndershmëri, devo-
tshmëri dhe besnikëri mbi 150
vjet Kishës Orthodhokse në
krahinën e Shqerisë. Atë që bë-
ri At Kostandini, që përgatiti
të birin, Jorgon, për ta bërë
prift, këtë bëri dhe vetë At Jo
rgua. .. Por, mbi të katër priftë-
rinjtë e familjes “Papa”, që-
ndron At Jorgua, për të cilin
Orthodhoksët e krahinës tho-
nin “Siç ka mjekrën, të bardhë,
ashtu ka edhe zemrën”.
Simo Tyto, Përmet