EmailFacebookKontakt

Dritë nga Ungjilli – Mësime të Perëndinjeriut, Zotit tonë Jisu Krisht

Dritë nqa Unqjilli
9vtësime të Termdinjeriut; Zotit tonëjisu ‘KjisFit
Dhe nisi t’u thotë atyre me
paravoli: Një njeri mbolli një
vreshtë, dhe e thuri me
f» gardh, dhe gërmoi një sternë
për mushtin dhe ndërtoi një
kullë e pajtoi tek disa bujq,
dhe iku larg. Dhe në kohën
e të vjelave dërgoi te bujqit
një shërbëtor për të marrë
prej bujqve prodhimet e
vreshtit. Por, ata e morën, e
rrahën dhe e kthyen
duarbosh. Dhe përsëri dërgoi
tek ata një shërbëtor tjetër;
po edhe atë e plagosën në
kokë me gurë dhe e kthyen të turpëruar. Dhe ai u dërgoi
një tjetër, dhe atë e vranë; dhe shumë të tjerë u dërgoi, por
disa i rrahën dhe disa i vranë. Kishte edhe një djalë të
vetëm të dashur; në fund ua çoi edhe atë, duke thënë se:
Do të kenë turp nga im bir. Por, ata bujqit, si e panë atë,
duke ardhur tek ata, thanë: Ky është trashëgimtari; ejani,
ta vrasim, dhe trashëgimia do të jetë jona. Dhe e morën, e
vranë, dhe e hodhën jashtë vreshtit.
Çfarë do të bëjë, pra, i zoti i vreshtit? Do të vijë e do
t’i shfarosë këta bujq, dhe do t’ua japë vreshtin të tjerëve.
A nuk e keni lexuar as këtë shkrim: Guri që ndërtuesit
nuk e vlerësuan, ky u bë kreu i qoshes; kjo u bë nga Zoti,
dhe është e mrekulleshme në sytë tanë?
Marku 12: 1-11