Të korratjanë të skumta, punëtorët të paktë.
– Kryepiskopi Anastas bëri një vizitë në dioqezën e Korçës –
Menjëherë pas kthimit nga
udhëtimi në dioqezën e Gji-
rokastrës, ku vizitoi 14 krahi-
na të ndryshme në dy-tri ditë,
Kryepiskopi Anastas, ditën e
shtunë, 13 qershor, nisi një
udhëtim tjetër, në Dioqezën e
Korçës. Ndalesa e parë ishte
Kisha e Shën Kollit në Elba
san, e cila është në ndërtim,
ku Forflumturia e Tij u intere-
sua për ecurinë e objektit, ci-
lësinë dhe përfundimin sa më
parë të kësaj kishe. Më pas,
një ndalesë tjetër në Li-
brazhd, ku së shpejti do të
ndërtohet një kishë dhe në
Prrenjas, në kishën e re të sa-
pondërtuar të këtij qyteti. Dhe
përsëri ndalesë në Pogradec,
në Kishën e Shën Thanasit.
Tepër prekës ishte grumbu-
llimi spontan i njerëzve, sido-
mos të rinjve dhe fëmijve, sapo
morën vesh ardhjen e Kryepi-
skopit Anastas. Fortlumturia
e Tij vizitoi Kishën dhe ndërte-
sën që po restaurohet e do bë-
het kopsht fëmijësh, klinikë,
si dhe mencë për të varfrit.
Në vazhdim të vizitës, në
të dalë të qytetit të Korçës,
Kryepiskopi u prit, si përherë,
me një respekt dhe dashuri të
Korçë: Kryepiskopi në tryezë me të vobektët, që ndihmohen ngaKisha
veçantë, nga një numër i madh
klerikësh, besimtarësh dhe
anëtarë të shoqatave ortho
dhokse, të gruas, intelektua-
lëve e rinisë. Dhe aty, buzë
arave të mbjella me grurë,
duke i falenderuar pjesëma-
rrësit për pritjen e ngrohtë që
i rezervuan dhe duke theksuar
nevojat që ka Kisha jonë
Orthodhokse për klerikë,
Kryepiskopi vuri në dukje, se:
“Ashtu si këto fusha të begata
të mbjella me grurë kanë
nevojë për punëtorë dhe Kisha
jonë ka nevojë për njerëz të
përkushtuar të përhapjes së
Fjalës së Mirë. Të korrat ja-
në të shumta, por punëtorët të
pakët”.
Ditën e diel në Korçë, në
Kishën e Burimit Jetëdhënës,
Fortlumturia e Tij Anastasi
kreu Liturgjinë Hyjnore, duke
bashkëmeshuar pothuaj me të
gjithë klerikët e dioqezës, nën
shoqërinë e grupeve të psal-
tëve, të vjetër e të rinj dhe nën
tingujt hyjnorë të organos, që
shoqëronte korin e afirmuar
tashmë të kësaj kishe. Në këtë
Liturgji Kryepiskopi kreu
edhe dy hirotoni: dorëzoi në
(Vijon në faqen 2)
Të korratjanë të shumta, punëtorët të paktë…
(Vijon nga faqja 1)
dhiak Andrea Zhurka nga
fshati Malavec dhe në prift
Vangjel Terezin nga qyteti i
Korçës.
Edhe mbasditja e të dielës
ishte e ngarkuar me ve-
primtari. U bë përurimi dhe
ajazma e Klinikës së Ungji-
llëzimit, e ngritur në mjediset
e katit përdhes të godinës së
Mitropolisë. Merrnin pjesë
shumë besimtarë, si edhe
autoritetet vendore të qytetit,
deputetë e të tjerë. Në këtë
klinikë do të funksionojnë disa
reparte mjekësore, si ai i ka-
rdiologjisë, patologjisë, hepa-
tologjisë, padiatrisë, neuro-
logjisë, do të ketë laboratorin
kliniko-biologjik, të pajisur me
aparatura moderne. Klinika
do të ketë edhe farmacinë e
saj.
Gjithashtu, nisi punën në
këtë Dioqezë edhe Klinika
Dentare Lëvizëse. Pasi u shë-
rbeu qindra femijve në Tiranë,
Durrës etj., ajo do t’u shërbejë
tani fëmijëve të Korçës, për
rreth tre muaj, që, siç tha
Kryepiskopi Anastas në fjalën
e tij të shkurtër “fëmijtë të
kenë buzëqeshje sa më të bu-
kur”.
Një veprimtari, ku Krye-
episkopi u ndal veçanërisht,
ishte ai i bamirësisë, që në
Mitropolinë e Korçës është
traditë. Në qytet, nën kujdesin
Çast nga shërbesa e ajazmës në qendrën e re shëndetësore
të Korçës
e drejtpërdrejtë të Fortlumtu-
risë së Tij Anastas dhe me pu-
nën e At Janit dhe klerikëve
të tjerë të Kishës në Korçë, në
sallonin e katit të parë të Mi-
tropolisë, dy herë në javë, çdo
të hënë e të enjte, shtrohet
drekë për të varfrit, të së-
murët, të braktisurit e sho-
qërisë. Gjatë drekës së të
hënës, u bashkua dhe drekoi
me njerëzit nevojtarë edhe
Fortlumturia e Tij. “Ndjej
lumturi dhe nder që ha drekën
së bashku me ju, – u tha atyre
Kryepiskopi. – Ju falenderoj
për dashurinë që tregoni. Çdo
njeri mund të ofrojë dashuri,
pavarësisht nëse është i pasur
apo i varfër, i fuqishëm apo i
dobët, fuksionar apo i papu-
në”.
Të hënën mbasdite, pas disa
vizitave nëpër objektet ki-
shtare në ndërtim dhe restau-
rim, Kryepiskopi Anastas u
nis për në Tiranë. Por, një
tjetër surprizë e priste përsëri
në Pogradec. Kisha e re e
Ngjalljes ishte mbushur me
besimtarë të të gjitha mosha-
ve; shumica e tyre ishin fëmi-
jë, të cilët psalën himne ki-
shtare. Kryepiskopi i mallën-
gjyer i falenderoi të gjithë të
pranishmit për dashurinë që
tregonin. Dhe të gjithë ishin
në një mendimi: “Të na vini sa
më shpesh, Imzot Anastas”.
Korresp i “Ngjalljes”