EmailFacebookKontakt

Shprehje e denjë e traditës Orthodhokse

Festival! i pare i Rinisë Orthodhokse
Shprehje e denjë e traditës Orthodhokse
– 13 grupe dhe 170 të rinj e të reja morën pjesë në veprimtarinë e parë artistike të të rinjve orthodhoksë –
Në periudhat e vështirë që kaloi vendi të
rinjtë treguan se ekziston akoma dritë,
ekziston shpresë, ekziston një e ardhme
akoma më e mirë, për të cilën ia vlen të
punosh me përkushtim. Me këto me-
ndime filloi kjo festë rinore. Gjatë tri ditë-
ve të këtij festival! artistik të rinjtë ku-
ptuan se kanë “fuqi të fshehura” për të
përballuar sfidat e jetës. Ata u ndër-
gjegjësuan me faktin se i përkasin të gji-
thë një familjeje, me tiparin e përbashkët
karakteristik, moralin e krishterë ortho-
dhoks. Dhe secili, sado i larguar që të jetë,
nuk është i vetëm, por pjesë e një ba-
shkësie me fuqi dhe dinamizëm.
Komisioni organizator kishte menduar
për të organizuar një festival në sferën e
(vijon në faqen 2)
Në foto: Pamje gjatë zhvillimit të Festivalit të rinisë orthodhokse

Shprehje e denjë e traditës Orthodhokse
(Vijon nga faqja 1)
krijimtarisë për “këngën
tradicionale” vallen, skenën
teatrale, duke shprehur kë-
shtu traditën popullore ortho­
dhokse. Ftesës së tij iu përgji-
gjën më shumë se 170 të rinj
nga e gjithë Shqipëria. Tre-
mbëdhjetë ishin qytetet e
zonat që morën pjesë me kë-
ngët tradicionale ose himnin
bizantin: Fieri, Libofsha, Lu-
shnja, Bubullima, Selenica,
Gjirokastra, Përmeti, Korça,
Durrësi, Elbasani, Kavaja,
Këlcyra, Vlora.
Grupi i valles i fëmijëve të
katekizmit të Kishës së Ungji-
llëzimit në Tiranë u paraqit
me valle tradicionale, ndërsa
shfaqjen teatrale me temë:
“Nga jeta e Shën Gjergjit” e
shfaqën studentët e Shkollës
Teologjike Hieratike të Shën
Grupi fttues i Korçës
Vlashit, Durrës.
Pas mbarimit të konkurimit
të këngës, për mbikqyrjen e të
cilit ishte zgjedhur një juri e
veçantë dhe pas përpjekjeve të
shumta për nxjerrjen e tre
çmimeve të para (ishte vërtetë
e veçantë paraqitja e të gjithë-
ve), u dhanë këto çmime: Çmi-
mi i parë iu dha korit të Kor-
çës; çmimi i dytë iu dha korit
të Këlcyrës dhe çmimi i tretë
atij të Selenicës. Medaljet dhe
fletëlavdërimet iu dhanë fitu-
esve nga Fortlumturia e Tij
Kryepiskopi Anastas, i cili me
shumë dashuri përqafoi dhe
lavdëroi ngrohtësisht të gjitha
përpjekjet dhe suksesin në fes­
tival të të rinjve orthodhoksë.
Dhe reagimi i publikut
gjithashtu dinamik, duke i
shoqëruar konkurrimet me
duartokitje të nxehta. Shpre-
sojmë që 1998 do të jetë fillim
i një pranie më energjike të të
gjithë të rinjve orthodhoksë të
Kishës sonë, të cilët treguan
se duan të bëhen vazhdues të
stilit dhe moralit të traditës
orthodhokse të Shqipërisë.
Xh.M.