Takim mbarëorthodhoks
PërfaqësucS te nëntë kishave Orthodhokse Auto-
qcfale, bashku me pesë Kishat Orientale (jo-kalce-
doniane), u takuan nga 7-13 maj, në Seminarin e
Shën Efremit, në Damask të Sirisë, për të diskutuar
rreth Asamblcsë së 8-të të përgjithëshme të Këshillit
Botëror të Kishave, që do zhvillohet në Zimbabve,
në dhjetor 1998. Kishajonë përfaqësohej nga At Lu
ka Veroni e Z. Vangjcl Dulc. Takimi ishte organizuar
nga KBK, me mbështetjen c Patrikanës së Antiokisë
dhe Kishës Orthodhoksc Siriane.
KBK ka 332 kisha anëtare, Orthodhokse,
Anglikane dhe Protcstante. Vitet e fundit dhe ve-
çanërisht gjatë këtyre 12 muajve, disa Kisha Ortho
dhokse janë ankuar se kishat protestante kanë krijuar
shumë ndikim mbi programet dhe aktivitetet c Kë-
shillit. Sipas raportit të dalë pas takimit të Damaskut,
ekziston përshtypja, sc miqësia midis orthodhoksëvë
Një foto me gjithë pjesëmarrësit (në qendër Patriku i Antiokisë)
e protestantëve nc Këshill po dobësohct, scpse kishat
protestante kanë krijuar shumë ndikim mbi pro
gramet dhe aktivitetet dhe se për orthodhoksit po
bëhet më e vështirë që të japin kontribut. Por, gji-
thashtu, At Tomas Fizgerald, moderator i grupit
Orthodhoks në takim, e vuri thcksin për unitct të të
krishterëve: “Nuk ka dyshim për këtë, kjo vjen si
domosdoshmëri nga Ungjilli. Ne nuk po kundër-
shtojmë ekumenizmin.”
Takimi i kërkoi komisionit të përzier teologjik,
që të paraqesë çështjet e pjesëmarrjes Orthodhokse
në lëvizjen ekumenike dhe për mundësinë e ndry-
shimeve strukturore,që do të ndihmonin Këshillin
Botëror të Kishave dhe Kishat Orthodhokse, që të
tcjkalojnë çdo keqkuptim kishtar dhe do të mu-
ndësojnë pjesëmarje më të madhe në lëvizjen ckume-
nikc.