EmailFacebookKontakt

Një farë e vogël çel me mijëra lule

Një farë e vogël çel me mijëra lule
Ka disa kohë që ka nisur
jetën organizata e rinisë ortho-
dhokse në Vlorë. Fillimisht,
pjesëmarrja në këtë organizatë
dukej e pakët, por shpresa në
premtimin e Perëndinjeriut, se
“aty ku janë dy të mbledhur në
emrin.Tim aty me ta jam edhe
Unë ”, si dhe dëshira e mirë e
të rinjve nuk e lanë të shuhej
këtë shkëndijë të vogël. Ishte
dëshira dhe talenti i tyre që me
rastin e festave të organizonin
programe artistike që janë pë-
Iqyer mjaft nga besimtarët vlo-
njatë.
Me rastin e Krishtlindjeve
arritën të vënë në skenë dra-
matizimin “Lindja e Krishtit”,
i cili u dha ne kinoteatrin e qy-
tetit. Ky dramatizim u sho-
qërua me poezi dhe këngë feta-
re. Gjithashtu, për Shën Theo-
dhorin, emrin e të cilit mban
dhe kisha jonë, organizuan një
tjetër program artistik. Por,
duket, se me gjithë këto akti-
vitete, të rinjtë nuk lodhen dhe
dëshira nuk iu humb. Ata së-
rish kërkonin të organizonin
një program me rastin e Pa-
shkës. Ishin vërtet të shqe-
tësuar nëse do të arrinin të re-
alizonin këtë program. Sin-
qerisht kënaqeshe kur në këtë
grup zbuloje talente; dikush
piktor, një tjetër shkrimtar,
këngëtar apo dhe aktor shumë
i mirë. E reja që sollën në këtë
program ishte elementi fëmijë.

Ishin vetë të rinjtë që u morën
me të vegjlit, që transmetonin
plot zjarr dhe emotion mesa-
zhet aq të vyera te krishtëri-
mit, që dikur ata i kishin
mësuar nga prindërit e tyre.
Dita e shfaqjes erdhi dhe
koncerti pati po atë sukses, si
dhe shfaqjet e para. Sytë
shkëlqenin, kur kuptuan se
mesazhi i dashurisë per Zotin
ishte trasnmetuar më së miri.
Këtë koncert ata e dhanë edhe
në kishën e Shën Gjergjit të
Fierit, ku u pritën me mjaft
dashamirësi nga besimtarët.
Por, nuk janë vetëm programet
Një çast i paharruar në Manastirin e Pojanit – Apollonisë

që të rinjtë realizojnë. Ndonëse
me mundësi të kufizuara, ata
dëshirojnë dhe kanë shkuar
edhe në vendet e shenjta.
Kështu, kanë vizituar Mana ­
stirin e Ardenicës, Manastirin
e Zvërnecit, atë të Pojanit dhe
Kishën e Marmiroit, ku fe-
stuan dhe të Dielën e Thomait,
të rrethuar nga besimtarët e
Orikumit.
Ata janë të rinj dhe dëshira
kanë plot, ndaj të flasin me
entuziazëm për atë çka dëshi-
rojnë të bëjnë në të ardhmen.
Dy janë shqetësimet dëshirat
kryesore: Së pari, që të bëjnë
diçka për ata që vuajnë
padrejtësitë e kësaj jete, dhe së
dyti, që të njihet organizata e
tyre nga simotrat në qytetet e
tjera dhe të takohen me të
rinjtë bashkëbesimtarë në këtë
qytet. Të gjithë thonë: Besim
dhe vetëm besim në Perëndinë
dhe në atë çka dëshirojmë të
bëjmë. Një farë e vogël çel me
mijëra lule.
Përgatiti: Maria Mërtiri
Studente dhe anëtare e
oraganizatës