EmailFacebookKontakt

Ndërroi jetë Xhon Xhozet

SHBA – Një jetë për Kishën
Ndërroi jetë Xhon Xhozet
Më 12 maj ndërroi
jetë në Boston Xhon
Xhozefi (Jani Josifi).
Familja Josifi u ve-
ndos në Boston në vi-
tin 1916, të ardhur
nga ‘Stratobërdha e
Korçës. Lindën shumë
fëmijë dhe të gjithë u
bënë njëri më i mirë se
tjetri, të edukuar me
besim të thellë tek
Perëndia. U rritën me
frymën e dashurisë
për Shqipërinë dhe
Amerikën.
Xhoni lindi në Bos­
ton më 14 maj 1928.
Mbaroi një shkollë
ekonomike dhe u mor
gjithë jetën me biznes
të vogël.
Si anëtar i Kishës Or-
thodhokse shqiptaro-amerika-
ne të Shën Trinisë ka dhënë një
ndihmë dhe kontribut mjaft të
madh, ndaj besimtarët e zgjo-
dhën për shumë vjet me radhë
kryetar të saj.
Xhoni bëri një propogandë
të madhe ndërmjet biznesme-
nëve dhe besimtarëve, për të
ndihmuar në ringritjen e Ki-
shës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë dhe nga puna e
tij e palodhur këto 8 vitet e fu-
ndit janë mbledhur dhe i janë
dërguar asaj disa dhjetëra mi-
jëra dollarë.
Një kontribut të jashtëzako-
nshëm ka dhënë ai duke ndi­
hmuar shqiptarët e ardhur në
Boston vitet e fundit, duke i
pritur, e shoqëruar nëpër zyra,
spitale, shkolla, banka, duke u
gjetur punë, shtëpi dhe, madje,
duke iu hapur edhe shtëpinë e
tij-
Shumë shqiptarë e kanë
quajtur atë, si një të dërguar
nga Zoti për ta. Ç’t’i kujtosh
atij njeriu; fjalën e tij të ëmbël,
gadishmërinë për çdo gjë, që
nuk dinte të thonte kurrë jo,
buzëqeshjen e tij, modestinë,
pastërtinë shpirtërore. Kudo e
gjeje me makinën e tij të mbu-
shur me shqiptarë, që i sho-
qëronte për problemet e tyre,
e gjeje neper sntepite e tyre,
duke qarë me ta ballet e
problemet që kishin.
Prandaj, edhe më 16 maj,
kur u bë ceremonia e varrimit
të tij, Kisha e Shën Trinisë
ishte mbushur si asnjëherë
tjetër, duke e përcjellë Xhonin
e tyre të dashur me lot e pi-
këllim të madh.
Gazetat e Bostonit më 14
maj shkruajtën për këtë hu-
mbje, duke e cilësuar atë si një
shqiptaro-amerikan me merita
dhe cilësi të veçanta. Edhe tre
fëmijët e Xhonit, në rrugën e
të atit të tyre, propozuan që
asnjë mos harxhojë të holla për
të blerë lule për t’ja sjellë atë
ditë Xhonit, por ato të holla të
dorëzohen në kishën e Shën
Trinisë, për t’i dërguar në
Shqipëri në ndihmë të
ringritjes së Kishës Ortho­
dhokse Autoqefale të Shqi-
përisë dhe kështu u bë.
Ai do të mbetet njeriu më i
dashur, më i respektuar dhe i
paharruar në zemrat e shqi-
ptaro-amerikanëve dhe shqip-
tarëve të ardhur vitet e fundit
nga Shqipëria.
I përjetshëm qoftë kujtimi i
tij-
Aleko Dhima