EmailFacebookKontakt

E Diela e Gjithë Shenjtorëve

4 Qershor
E Diela e Gjithë Shenjtorëve
Nga At Luka Veronis
Shën Joan Pagëzori. Shën Vasili i
Madh. Shenjtoret Marta e Maria. Shën
Pjetri e Shën Pavli. Shën Konstandini e
Shën Elena. Çdo ditë në Kishën Ortho-
dhokse, ne kujtojmë jetën e shumë she-
njtorëve të ndryshëm. Kalendari i Kishës
sonë është i mbushur me emra
shenjtorësh, bura e gra, të mo-
shuar e të rinj, mbretër, episko-
pë, priftërinj e martirë, si dhe
njerëz të thjeshtë, si ju dhe si unë.
Por, një faktor unik, që kanë këta
shenjtorë, që mund të ndryshojë
nga jeta jonë, është përkushtimi
‘i tyre absolut dhe total ndaj lisu
Krishtit dhe Kishës së Tij. Ata
kishin një dëshirë të madhe për
të zbuluar mbretërinë e Qiellit,
para çdo gjëje tjetër.
Në 14 qershor ne përkujtojmë
mijëra dhe miliona burr a dhe gra
që kanë bërë jetë të shenjtë dhe
kanë vdekur me shpresën e Ngja-
lljes së Zotit. Kalendari i Kishës
na kujton vetëm pak nga she-
njtorët në historinë e botës. Por,
për çdo vit që nga koha e Krishtit,
ka pasur njerëz besimtarë, që
janë përpjekur për shpëtimin e
tyre! Në 4 qershor ne përkujtojmë
jetën dhe dëshmitë që ata lanë.
Në leximin e apostullit të di-
tës, Shën Pavli u drejtohet të gji-
thë këtyre shenjtorëve, kur
shkruan: “Prandaj dhe ne, duke qenë të
rrethuar nga një re kaq e madhe dë-
shmitarësh, duke hequr tej çdo barrë dhe
mëkatin që na qarkon vazhdimisht, duke
na joshur, le të rendim me durim në u-
dhën që është përpara nesh, duke i dre-
jtuar sytë tek Jisui, kreu dhe plotësuesi
i besimit.” (Heb 12:1-2). Shën Pavli na
kujton se rreth e rrotull nesh ndodhet një
re e madhe dëshmitarësh – shenjtorësh.
Ata veprojnë si shembuj që duhet të
ndjekim. Si edhe ata, ne duhet të lemë
mënjanë çdo mëkat që kemi dhe të re­
ndim në krahët e lisu Krishtit. Duhet të
lëmë mënjanë zakonet e këqia, mëkatet
e përditshme dhe papastërtitë që na
godasin në çdo çast dhe duhet të përpi-
qemi fuqishëm që të bëjmë një jetë të
ndryshme, të shenjtë, të pastër, jetë që
rrezaton imazhin e lisu Krishtit.
Në këtë pasazh, Shën Pavli na nxit që
edhe ne të bëhemi Shenjtorë! Tregohet
një histori për një reporter, i cili iu afrua
një gruaje, që njerëzit e konsideronin
’’shenjtore e gjallë”. Dhe reporter! e pyeti
atë: “Si ndihesh, kur je një shenjtore e
gjallë?” Gruaja nuk foli për një çast, pa-
staj e pa reporterin drejt e në sy dhe i
tha: “Ne të gjithë jemi thirrur të bëhemi
shenjtorë. Kjo nuk është diçka e veçantë
dhe unike. Edhe ju, zoti reporter, jeni
thirrur për tu bërë një shenjtor i gjallë.”
Fatkeqësisht, shumë nga ne mendo-
jnë se Shenjtorët janë shumë ndryshe. Sa
prej nesh do të guxonin të vinin emrat e
tyre përballë emrave të Shën Andonit të
Madh, Shën Thanasit, Shën Irinit apo
Shën Joan Gojartit. Por, ne nuk duhet
të jemi shumë ndryshe’nga këta njerëz
të shenjtë.
Shenjtërimi nuk u referohet vetëm disa
njerëzve! Shenjtërimi duhet të jetë rritja
normale e jetës sonë, në udhën tonë drejt
Trinisë së Shenjtë! Lajmi i Mirë është se
Perëndia pret për të gjithë ne, të bëhemi
shenjtorë të gjallë djie se Ai na ka dhënë
potencialin, që ta arrijmë këtë qëllim.
Mbani mend: shenjtorët nuk janë njerëz
të përkryer, por janë mëkatarë, që janë
penduar, që janë falur, që kanë mbushur
(Vjon në faqen 11)

E Diela e Gjithë Shenjtorëve
(Vijon nga faqja 7)
jetën e tyre me Hirin e
Perëndisë, dhe që ia kanë
ridedikuar jetën e tyre lisu
Krishtit në mënyrë të plotë!
Ky është udhëtimi që sho-
himnëjetën e shumë shenjto-
rëve. Marrim Shën Pavlin, për
shembull. Para se të bëhej i
krishterë, ai i persekutonte
ata, blasfemonte emrin e
Krishtit dhe, madje, dha pëlqi-
min për vdekjen e Shën Ste-
fanit. Më vonë, gjatë jetës ai u
tha fëmijëve të tij shpirtërorë:
“Më imitoni mua, ashtu siç
unë imitova Krishtin.” Një
ndryshim i thellë e transfo-
rmoi Shën Pavlin nga mëkatar
në Shenjtor. E njëjta gjë mund
të thuhet për Shën Fotininë,
Shën Marinë e Egjiptit, Shën
Moisi Etiopianin dhe për shu-
më shenjtorë të tjerë. Kale-
ndari i Kishës sonë është i
mbushur me shenjtorë që kanë
qenë mëkatarë të mëdhenj, por
që pranuan mëshirën dhe da-
shurinë e Perëndisë në mënyrë
dinamike dhe që u bënë drita
të fuqishme, që rrezatqjnë da-
shurinë dhe shenjtërinë e Pe-
rëndisë në mbarë botën.
Në çdo Liturgji Hyjnore, ne
lutemi me fjalët: “Të Tërëshe-
njtën, të Pacënuarën, të Për-
mbibekuarën të Lavdëruarën
Zonjën tonë Hyjlindëse dhe
gjithmonë Virgjërën Mari, ba-
shkë me gjithë shenjtorët, du­
ke kujtuar vehten tonë dhe
njeri-tjetrin dhe gjithë jetën
tonë, Krishtit Perëndisë le t’ia
parashtrojmë.” Çdo të thotë
kur themi: “Bashkë me gjithë
shenjtorët…?” Kjo lutje na dre-
jton që ta vendosim vehten në
mes të shenjtorëve të Kishës
dhe t’ia përkushtojmë jetën
tonë Krishtit, ashtu si edhe ata
ia përkushtuan jetën lisuit!
Në kishën e hershme, të
krishterët e parë e quanin çdo
besimtar “Shenjtor”. Pse? Pasi
kjo i kujtonte gjithësecilit, se
çdo i pagëzuar supozohej të je-
tonte një jetë të shenjtë, ata të
gjithë kanë potencialin për t’u
bërë shenjtorë! Pas dekadash,
Ki-shat tona në Shqipëri duhet
të mbushen me ikonat e she-
njtorëve të rinj: Shën Artani i
Tiranës, Shën Arbeni i Du-
rrësit, Shën Iliri i Korçës, Shën
Alba e Elbasanit.
Në letrën e Shën Pavlit dre-
jtuar Korintasve (2 Kor 6:16-
7:1), ai na tregon se si ta ndje-
kim rrugën që na çon drejt
Shenjtërimit. Së pari, ai na ku-
jton se të gjithë jemi “tempulli
i Perëndisë së Gjallë”, ne jemi
tempulli i dedikuar Atij. Këtu,
Ai pohon Shenjtërinë e jetës
sonë; në të gjithë jemi të ve-
çantë në sytë e Perëndisë. Pra-
ndaj le të largojmë vehten tonë
nga kotësitë dhe gjërat e pa-
pastra të kësaj bote dhe të jeto-
jmë si fëmijë të shenjtë të Perë-
ndisë. Kujtoni se nuk ka rë-
ndësi se çfarë kemi bërë në të
kaluarën, nuk ka rëndësi se si
jemi larguar nga Perëndia, Ai
përsëri e shikon mirësinë dhe
pastërtinë që qëndron thellë
brenda nesh dhe dëshiron që
kjo shenjtëri të rrezatojë në
jetën tonë.
Së dyti, Shën Pavli na kujton
se Perëndia dëshiron që të
jetojë me ne, të ecë me ne, dhe
të jetë Perëndia jonë. Që Perë-
ndia të jetojë me ne dhe të jetë
Zoti ynë, do të thotë se e gjithë
jeta jonë duhet të përqëndro-
het tek Ai dhe gjithë besnikë-
ria jonë duhet t’i jepet Atij.
Kjo nuk do të thotë që ne du­
het të braktisin botën dhe të
bëhemi murgj apo ta përku-
shtojmë vehten tonë, duke u
bërë priftërinj. Për disa nga
ne, kjo do të jetë thirrja jonë
nga Perëndia. Por, për pjesën
më të madhe të njerëzve, për-
kushtim do të thotë thjesht, se
çfarëdo gjëje që ne bëjmë, e
bëjmë në Emër të Krishtit.
Qofshim grua shtëpiake apo
biznesmen, mësues apo punë-
tor, student apo bujk, ne duhet
të sillemi sikur Perëndia është
duke na parë. Ai është portari
ynë, bashkëpunëtori, konkure-
nti, mjeshtri dhe Zoti ynë. Ne
duhet të veprojmë me pastërti,
ndershmëri, vërtetësi, besim
dhe mbi të gjitha – dashuri.
Shenjtërim nuk do të thotë
të bësh gjëra të mëdha. Ai
thjesht do të thotë: TE BESH
GJERA TE VOGLA ME DA ­
SHURI TE MADHE në emër
të Krishtit. Të bësh gjëra të za-
konshme me dashuri të paza-
kontë.
Thamë se, të gjithë jemi thi-
rrur për tu bërë shenjtorë! Por,
sa prej nesh do ta pranojnë
këtë privilegj dhë përgjegjësi
të madhe? Mbani mend: kjo
nuk varet nga Perëndia, pasi
Ai na dhuron me vullnetin e
Tij, potencialin e nevojshëm.
Shenjtërimi ynë varet tek se-
cili prej nesh, nëse jemi gati që

t’ia përkushtojmë jetën tonë
një rruge të tillë, të vdesim në
vehten tonë mëkatare dhe të
jetojmë jetën në një rrugë të
shenjtë, të përkushtuar ndaj
Krishtit. Nëse zgjedhim të
ndjekim këtë rrugë, atëherë
shpërblimi ynë do të jetë, së
pari, një jetë plot paqe dhe gë-
zim të patreguar tani, por,
gjithashtu, do të jetë kurora e
shenjtërimit në Përjetësi.
Le të qëndrojmë për një çast
të mendojmë për gjithë she­
njtor ët që festojmë në këtë
ditë, të meditojmë mbi këto
fjalë të Shën Pavlit, të përca-
ktojmë drejtimin e jetës, të ku-
ptojmë potencialin që kemi
brenda nesh, dhe më pas të fi-
llojmë udhëtimin tonë të gjatë
drejt shenjtërimit.