EmailFacebookKontakt

Besimi

yesimi
Ku e gjeti Jisu Krishti gjithë atë fuqi?
Të vdekurin, pa jetë t’a ngjallë përsëri?
Të verbërit i dha dritë, sakatin e bëri njeri.
Tha – Besoni, besoni, se Zoti u ndihmon.
Shikoni zogjtë – tha – fluturojnë dhe këndojnë
Ushqimin për sot e nesër lehtë e sigurojnë
Nuk shahen, nuk rrihen, fajtorët nuk i gjykojnë
Janë të bekuar, të lumtur, se Zoti i mbron.
Pemët dhe lulet – tha – nuk kanë gojë të flasin
Për ujin që u duhet, nuk çiren, nuk thërrasin
Prapa rriten, bukurinë si thesar e përhapin
Me bollëk të mirat Zoti atyre u dhuron.
Ushqehet tërë jetën njeriu, dhe mbetet i pangopur
Sot jeton me frikë, për nesër është i ndrojtur
Harron t’i lutet Atij, qe për të ka shkrojtur
Besimi lufton frikën, besimi të çlodh e të ngop.
Nesti Çeku