EmailFacebookKontakt

Të jemi pjesë e gjallë e trupit të Kishës

Të jemi

pjesë e gjallë e trupit të Kishës

“Ose bëjeni të mirë pmiën dhe
fryti i saj do të jetë i mirë ose
bëjeni të keqe punën dhe fryti ί
saj do të jetë i keq, sepse pema
njihet nga fryti i saj.”
(Mateu 12:33-25)
Festimi me madhështi dhe
sipas traditës së bukur i Pa-
shkës, pjesëmarrja kaq e ma-
dhe e besimtarëve në liturgjitë
e atyre ditëve, të bën të me-
ndosh e të shprehesh: sa nevojë
paska pasur njeriu ynë për
kësisoj festash. Sheh sukseset
e Kishës e të besimtarit, i ana-
lizon këto arritje, dhe me një
mirëdashje mendon sesi mund
të përmirësohet më tej puna në
Kishë, për t’i shërbyer sa më
mirë besimtarëve, që të krye-
jnë lutjet e tyre, që të çlirohen
nga ankthi e mëkatet, të ndri-
çohen në rrugën e Shpëtim-
tarit.
Rifitimi i lirisë së besimit e
gjeti Kishën tonë Orthodhokse
në një situatë të vështirë: pa
kisha e klerikë dhe tek shumë
njerëz pa kulturën përkatëse.
Ata pak njerëz të ditur të fesë,
që mbijetuan nga përndjekja,
u aktivizuan e dhanë maksi-
mumin e tyre, duke mobilizuar
e mësuar masat e gjëra, të
etura për Frymën e Shenjtë,
për mësimet e Krishtit. Ai mo-
bilizim masiv duhej si fillim,
sepse në këtë mënyrë jo vetëm
që kryhej puna shpejt, por dhe
së përgatitesh një masë besim-
tarësh që do t’i shërbenin më
vonë Kishës në detyra të ca-
ktuara.
Pa hyrë në sukseset e arri-
tura me kontributin e Kryepi-
skopit Anastas (ndërtimi i
kishave e pajimi i tyre, përga-
titja e klerikëve, botimi i
librave etj.), duhet vënë theksi
në disa çështje, të cilave u ka
ardhur koha për t’i parë dhe
varen direkt nga puna jonë, si:
efektiviteti i punës së njerëzve
që punojnë për kishën në ha-
llka të ndryshme, si dhe
këshillave kishtare, organizi-
mi më i mirë në kishat lokale,
evidentimi i punës në doku-
mentat kishtare etj.
Pra, nëse në fillim u punua
me vrull e dëshirë nga shumë
njerëz e ndoshta pa ndonjë

organizim të mirë, sot ka
ardhur koha, që ata njerëz që
janë e shërbejnë në Kishë,
duhet që të kenë të qartë de-
tyrën e tyre e ta bëjnë atë sipas
një program! të eaktuar e
perspektiv, pra të punojnë jo
vetëm për sot, po dhe për nesër.
Sipas pozicionit të caktuar,
në shumicën e rasteve janë
edhe detyrat të qarta. Por a
dihen nga të gjithë këto? Le të
përmendim p. sh. disa nga de­
tyrat e këshillit kishtar:
– inventarizimin e pasurisë së
kishave; mirëmbajtjen e
ndërtesave, sendeve me vlerë
dhe pajisjen me sende të ne-
vojshme; mbikqyrjen e kujde-
starëve të kishave në kryerjen
e detyrave të tyre; propozimin
dhe kërkimin e miratimit të
përdoriinit të fondeve dispo-
nibël nga këshilli ekonomik;
shqyrtimin e buxhetit financi-
ar dhe dorëzimin e bilancit në
Kryepiskopatë, hartimin e
projektbuxhetit për vitin e
ardhshëm dhe paraqitjen për
miratim në Kryepiskopatë;
krijimin e bibliotekës së eno­
ri së etj.
Disa detyra të klerikut
përgjegjës për enorinë:
– të kujdeset për mbajtjen në
rregull të llogarive të Kishës
sipas udhëzimeve financiare;
të shënojë në rregull pagëzi-

met, kurorëzimet dhevdekjet
dhe të dorëzojë blloqet; të
mbajë në rregull arshivën e
dokumentave të Kishës; të
mbajë kodikun (kronikën) e
kishës, ku të shënohen ngjarjet
kryesore; të kujdeset për mi-
rëmbajtjen e orendive dhe rro-
bave; të njoftojë për çdo ano-
mali që ngjet në enori, të njohë
e t’u vijë në ndihmë besimta-
rëve etj.
Por, a zbatohen këto detyra?
Nga takimet dhe kontrollet e
bëra rezulton se jo kudo kry-
hen në rregull, diku nga mos
dija, diku nga neglizhenca e
rutina e përditshme. Le ta për-
mirësojmë punën tonë, duke e
menduar veten besimtarë të
denjë të Kishës.
Po besimtarët vetë, a nuk
kanë disa detyra? Sigurisht, që
po dhe a to kryhen sipas ndje-
njës dhe besimit të tyre.
Zoti ynë, lisu Krisht e
shëmbëllen Kishën e Tij me një
hardhi, rrënja e të cilës është
Ai, ndërsa ne pasuesit e Tij,
jemi degët e saj. Edhe Apostull
Pavli e quan Kishën “trup,
kreu i të cilit është Zoti lisu
Krisht, kurse ne besnikët, jemi
pjesët e këtij trupi”.
Ashtu si hardhia me rrënjët
e saj është në aktivitet të
vazhdueshëm (nga dalin edhe
frutat e shijëshme e si rrje-
dhim dhe vera, kaq e vlefshme
për Kungatën Hyjnore) edhe
ne besimtarët, trupi dhe gjithë
pjesët, ndodhemi në një akti­
vitet të vazhdueshëm e prej
nga rrjedhin veprat madhë-
shtore të njeriut. E pra, kështu
duhet të jetë në Kishë.
Kisha jonë e Shenjtë duhet
kuptuar si një shoqëri e gjallë,
plot jetë dhe aktivitet. Ajo hije-
shohet gjithnjë nga fryma e
Krishtit, prej së cilës rrjedhin
veprat shëmbullore të jetës së
krishtere. Shpirti i këtij tru-
ngu të Kishës është dashuria
ndaj Perëndisë, që ndriçon,
madhon e shënjtëron qëllimin
e jetës. Nuk duhet të ekzistojë
asnjë anëtar i Kishës, i cili të
mos bashkëpunojë për Kishën,
për ndriçimin dhe shenjtëri-
min e jetës së njerëzve. Pra, siç
dihet, asnjë pjesë e hardhisë
nuk mund të mos bashkëpuno-
jë me trungun për lulëzimin e
prodhimit.
Prandaj, o besimtar, duke
qënë se edhe ti je anëtar i Ki-
shës, duke qënë se edhe ti je i
pajisur prej të madhit Zot me
disa dhurata, mos u kurse që
të punosh për këtë qëllim; mos
u kurse që të japësh ndihmën
tënde me Qalët e tua të mira,
me shembullin tënd, me veprat
e tua të pëlqyera për zhvillimin
dhe lartësimin e vëllezërve të
tu besimtarë. Mos rri indife-
rent para kësaj pune kaq të
madhe të Kishës së Krishtit.
Bashko edhe ti fuqinë tënde
me atë të të tjerëve, që prej
këtij bashkëpunimi të përparo-
jë e lulëzojë Kisha, e si rrje-
dhim me anë të saj gjithë sho-
qëria njerëzore. Mos e mendo
këtë punë, vetëm si të kleri-
këve. Na përket edhe ne. Ko-
mandanti pa ushtarë s’mund
të bëjë asgjë. Unë e ti e gjithë
të krishterët jemi pjesë e trupit
të Kishës dhe duhet të bëhemi
sipas porosisë së Zof.t “ dritë
e botës, kripë e dheut” (Mateu
5:13-16), pra pasues me fjalë
e me vepra të Ungjillit të She-
njtë.
Ky është misioni ynë, mision
i lartë e i Shenjtë. Duhet ta
kryejmë se për ndryshe nuk do
jemi të denjë para Perëndisë.
Kristo for Beduli