Bekohen punimet e për një tjetër vepër
të madhe të Kishës sonë
– Në një sipërfaqe 2800 2, projekti parashikon në fazën e parë ndërtimin
e njëgodine polifunksinale, me vlerë rrth 80 milionë lëkë të reja –
Të dielën, 17 maj, në lagjen e Kombi-
natit në Tiranë, Kryepiskopi i Tiranës
dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e
Tij Anastasi, bëri bekimin e punimeve
për një vepër tjetër të madhe të Kishës
sonë. Në një truall të blerë pranë repartit
të MKZ, në hyrje të qytetit, është pro-
jektuar, në fazën e parë, të ndërtohet një
godinë e madhe polifunksionale, ku do të
ketë magazina,
shtypshkronj ë
punishte të ndry-
shme etj., dhe në
fazën e dytë, do të
ndërtohet një ki-
shë, që do të plotë-
sojë nevojat e zo-
nës dhe do të shër-
bejë edhe për shë-
rbesat në varrezat
që ndodhen aty
pranë.
Faza e parë ta-
shmë ka filluar, me
godinën në pjesën
e mbrapme të trua-
llit prej rreth 2800
m2, që po ndërto-
het mbi bazën e projektit të Zyrës Teknike
të Kishës dhe me arkitekturë tradicionale
të rretheve të Jugut.
Godina do të ketë 3 kate, me rreth
1400 m2 mjedise: Në katin e parë, do të
jetë një magazinë e madhe, punishte
qirinjsh, punishte hekuri, kaldaja dhe në
hyrje janë parashikuar mjediset e ne
vojshme për personelin. Në katin e dytë,
i cili do të lidhet dir^^n e rrugën, nga
pjesa e mbrapme e gomnes, do të jetë pu-
nishtja e drurit për ikonostase dhe gji-
thë sipërfaqja tjetër do të shërbejë për
shtypshkronjë dhe magazinat që i
shërbejnë botimeve. Në katin e tretë, do
të jenë dy punishte të mëdha, për iko-
nografi dhe restaurime, si dhe një mjedis
i gjerë për të mrëpritur njerëzit që do të
punojnë aty dhe që nuk banojnë në
Tiranë.
Godina, sipas kontratës me firmën e
z. Petraq Koka, do të përfundojë në
mbarim të nëntorit dhe do jetë fu-
nksionale, me pajisjet e nevojshme, në
fillim të vitit të ardhshëm. Vlera e këtij
objekti kap shifrën rreth 80 milionë le-
kë të reja, të sigu-
ruara e akorduara
nga Fortlumturia e
Tij Anastasi.
Me mbarimin e
fazës së parë,
shpresohet të fi
llohet nga ndërtimi
i Kishës, në varësi
të sigurimit të fo-
ndeve të nevoj
shme.
Në fotot: Çaste
nga shërbesa e
bekimit tëpunime
ve të fazës së parë.