Alga shenitorët e munjit
Shën Ojermanoi, Kryepiskop i Konstandinopojës
Ati ynë i shenjtë Gjermanoi,
ishte biri i një patrici të shquar
dhe të fuqishëm. Ata rridhnin
nga familja ilirike e perandorit
Justinian. Perandori Kosta-
ndin IV Pogonati (668-685), nga
xhelozia e vrau të atin e Gjer-
manoit dhe gjymtoi këtë të fu
nd it nga që e kishte frikë, për
ta penguar kështu në marrjen
e pozitave në senat. Gjendjen,
në të cilën u detyrua të jetonte,
Gjermanoi e ktheu në virtyt,
duke bërë një jetë të ngjashme
më atë të ëngjëjve.
Ai jetonte larg kotësisë së bo-
tës, dhe i përkushtohej ditë e
natë meditimit rreth Shkrimit
të Shenjtë dhe lavdërimit të
Perëndisë. Nga ky studim i
thellë i Shkrimit, ai arriti në një
thellësi të madhe të diturisë
teologjike, me anë të së cilës,
më vonë do mbronte besimin e
vërtetë orthodhoks. Etërit e
Sinodit të Dytë të Nikeas, e
lavdëruan këtë shenjt, që i
shkriu të gjitha energjitë për të
mbrojtur të vërtetën e besës së
Krishtit, me këto fjalë: “I për-y
kushtuar Perëndisë qysh prej
rinisë së tij, ashtu siç profeti
Samuel, dhe i nxitur nga Etërit
e shenjtë, bënë që shkrimet e
tij të përhapen në tërë botën.
Ai i kishte lavdërimet e Zotit
me plot fuqi dhe i mbante fjalët
e Tij si një shpatë me dy presa,
kundër të gjithë kundërshtarë-
ve të traditave kishëtare”.
Mbasi u caktua mitropolit i
Sizikës, ai luftoi kundër pinjo-
llëve të herezisë monothelite.
Për këtë arsye, ai u internua
nga perandori Filipiku (711-
713), i cili pretendonte ta ri-
ngjallte këtë herezi. Kur tirani
u zhduk, ai u rivendos në ve
ndin e tij si mitropolit. Mbas
pak kohësh, në vitin 715, e zgjo-
dhën patrik të Konstandino-
pojës. I gjithë populli orthodho
ks u gëzua pa masë për këtë.
Shenjti e zbukuroi. fronin pa-
triarkal me virtytet e tij dhe me
dhuratën e tij të profecisë. Kë-
shtu, ditën e pagëzimit të birit
të perandorit Leon III, Kosta-
ndit, shën Gjermanoi parashi-
koi që ky fëmijë do të bëhej një
armik i rrezikshëm i kishës (740-
-775). Ai gjithashtu i paratha,
njërit prej klerikëve të tij,
Anastasit, që ai do të uzurponte
fronin e tij dhe do të bëhej një
nga nismëtarët e herezisë. Ai i
tha nënës së shën Stefanit të Ri,
para se ky të lindte, që do të
lindësh një djalë, i cili do të bëhet
një dëshmues i madh i besimit.
Në fillim të sundimit të Leonit
III, Kostandinopoja u rrethua
nga një ushtri e panumurt arabe.
Vetëm nga mbrojtja e Nënës së
Perëndisë dhe lutjeve të popullit,
të drejtuara nga shën Gjermanoi,
qyteti mundi t’i shpëtojë rrezikut
(718). Mbas një dekade sundimi,
perandori filloi të zbulonte pla
net e tija të pabesa. Ai filloi të
luftonte kultin e ikonave të she-
njta, duke shpallur që ai do t’i
hiqte ato nga kulti publik (726).
Patriku i shenjtë, iu drejtua pe
randorit, duke e kritikuar për
ndërhyrjen e tij në pun^t e ishës
dhe për shkeljen e trauitave të
nderuara, të vendosura qysh prej
kohërave apostolike. Në fakt,
qysh prej vitit 723, shën Gjerma
noi ishte ngritur kundër herezisë
së porsalindur tek disa anëtarë
të peshkopatës së Azisë të Vogël.
Meqenëse Fjala e Perëndisë u
mishërua dhe u bë njeri, sipas
imazhit tonë, Ai mori natyrën
tonë për të rinuar tek ne imazhin
e Perëndisë të zbehur nga më-
kati. Kështu, duke sulmuar
kultin e ikonave të shenjta,
perandori përmbyste tërë miste
rin e Mishërimit. Shenjti dekla-
roi, që ishte gati të vdiste për
imazhin e Zotit, dhe iu përgjërua
perandorit që të ndalonte së
trubulluari kishën me të tilla
veprime. Duke mos qenë në
gjendje t’i përgjigjej dhe i tërbuar
nga zemërimi, perandori e po-
shtëroi shenjtin dhe e përzuri.
Pastaj ai thirri mjeshtrin e shko-
llës patriarkale, por edhe ai
konfirmoi karakterin e vjetër
dhe tradicional të kultit të
ikonave. I inatosur dhe i zhgë-
njyer, perandori urdhëroi që lo-
kalet e shkollës të ziheshin nga
trupat e tij, të cilat dogjën dhe
hodhën në det mijëra vëllime të
biblotekës së saj.
Në disa tema të perandorisë,
pati kundërshtime ndaj de-
kretit perandorak. Perandori
thirri e mblodhi me forcë
senatin, në 17 janar 730, dhe i
detyroi senatorët të nën-
shkruanin dekretin e tij, që
urdhëronte shkatërrimin e
përgjithshëm të ikonave, në
tërë perandorinë. Mbasi bëri
një apologji të shkëlqyer të
besës së vërtetë, shën Gjerma
noi e përfundoi atë, me këto
fjalë:
“Nëse unë jam një Jona i ri,
hidhmë mua në det. Por dije, o
perandor, se pa një Sinod Eku-
menik, nuk më lejohet të ndry-
shoj asgjë në çështjet e fesë”.
Pastaj, ai shkoi në kate-
dralen e Shën Sofisë, vendosi
o motor in mbi altar, dhe u
tërhoq në një pronë të familjes
së tij, në Platonion.
Atje, i vetëm dhe larg
zhurmës së qytetit, ai i mbaroi
ditët e jetës së tij, në qetësinë e
lutjes (730 ose 742) dhe duke
hartuar traktate të ndryshme
kundër herezisë. Pesë ditë
mbas dorëheqjes së shën Gje-
rmanoit dhe pikërisht sipas
profetizimit të tij, perandori
caktoi patrik, nxënësin e tij
dinak, Anastasin. Ky i fundit u
bë bashkëfajtor i perandorit,
duke inkurajuar persekutimin
kundër të gjithë klerikëve, mu-
rgjve e laikëve që nderonin
ikonat e shenjta.
Tregojnë, që mbas largimit të
tij, shën Gjermanoi mori ikonën
e Hyjlindëses dhe shkoi dhe e
hodhi në det, në vendin e qu-
ajtur Amantios, duke iu lutur
Krishtit ta çonte larg tiranit.
Kur mbaroi herezia ikonakla-
ste dhe triumfoi Orthodhoksia
(843), thuhet që ikona u kthye
mbi valët e detit në Konstandi-
nopojë. Perandoresha Theodho-
ra e vendosi këtë ikonë në Ki-
shën e Kalkoprateas. Lipsanat
e shën Gjermanoit, sot, ndo-
dhen në Francë, në Kishën e
Bort-les-Orgues. Ato u sollën
atje nga Konstandinopoja,
mbas Kryqëzatës së IV.
Kisha jonë e nderon kujtimin
e tij në 12 maj.