Ata që punuan për Kishën tone
Ikonom At Jorgji Ziu
(1884-1950)
Jorgji Ziu rridhte nga një fa-
milje me tradita të shkëlqyera
fetare. Ai ka punuar me
përkushtim për 35-vjet rresht
pa u lodhur, në shërbim të
Kishës dhe besimtarëve në zo
na të ndryshme të Myzeqesë,
si në Ndërnenas, Libofshë, Ka-
ravasta, Seman etj.
At Jorgji kishte mësuar dy
vjet në Janinë, në shkollën
hierartike “Vella”, ku u dallua
në studimin e literaturës
biblike. Më pas, u kthye në
fshat dhe shërbeu si psalt në
kishën e Ndernenasit. Nga kjo
detyrë ndiente kënaqësi të *besimtarët kishin krijuar
madhe dhe e ushtronte me
pasion. Bashkëfshatarët ishin
shumë të kënaqur dhe e re-
spektonin. Me kërkesën tyre
dhe me bekimin e episkopit të
zonës, në vitin 1915 u bë prift
dhe për herë të parë shërbeu
në kishën e fshatit të tij, në
Ndërnenas. Detyrën e ndoqi
me d^votshmëri dhe me për-
gjegjësi të madhe morale, sa
besimtarët e fshatit e shihnin
si mik të ngushtë të familjeve
të tyre.
Për meritat e tij në vitin 1920
merr titullin Ikonom. Këtë e
justifikoi me punë të madhe,
me kompetencë të plo-të, me
besim të patundur tek Zoti
Krisht, me shërbesat në kishë
e familje, me korrektësi të
madhe. Pikërisht për këtë,
bindje se Ikonom At Jorgji
sillte në familjet e tyre, në-
përmjet mësimeve të shenjta,
jetë të gëzueshme, besim të pa
tundur dhe shpresë tek e
ardhmja. Gjatë gjithë kohës që
shërbeu si klerik u karakteri-
zua nga thjeshtësia e devot-
shmëria ndaj orthodhoksisë,
sepse zbatonte gjithmonë
porositë e shenjta: thjeshtë-
sinë, urtësinë, shpresën, besën
dhe dashurinë e pakufishme
ndaj Zotit Krisht, Kishës,
kolegëve dhe besimtarëve në
përgjithësi. Këto e karakte-
rizuan deri sa vdiq në vitin
1950 me emrin e Perëndisë në
gojë, me emrin e Zotit Krisht.
Rrapi Bardhi